VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DOSJA ODESA - ÇFARË NDODHI NË UKRAINË MË 2 MAJ 2014 E Djelë, 05.03.2015, 12:35pm (GMT1) ![]() Para një viti, në trazirat në qytetin port të Ukrainës Odesa humbën jetën mbi 50 vetë, shumica prej tyre ishin aktivistë prorusë. Hetuesit besojnë se ngjarjet kanë pasuar njëra-tjetrën. Shumë dyshime mbeten. Sheshi Kulikov është pa njerëz.. Vetëm qenë që vijnë vërdallë të zë syri. Shtëpia e Sindikatave mban deri sot gjurmët e tragjedisë, e cila ndodhi para një viti: blozë në mure, dritare pa xhama. Ndërtesa, dikur rezidenca e partisë komuniste të lë përshtypjen e një kështjelle. Në trazirat në Odesë më 2 maj 2014 ishin rreth 400 vetë që u përpoqën të mbrohen pas mureve të saj të trasha. 42 gjetën vdekjen. Ngjarje me rëndësi kyçe për separatistët Në një zjarr, shumica u asfiskuan ose vdiqën nga djegiet. Disa kërcyen nga dritaret, për t'u shpëtuar flakëve. Kjo ishte pika kulmore e betejave me orë të tëra në rrugë midis aktivistëve proukrainas dhe prorusë, në të cilat më parë vdiqën gjashtë vetë nga të shtënat. Pati qindra të plagosur. Për shumë vetë kjo ishte dita më e errët në historinë e qytetit në Detin e Zi. Edhe për Ukrainën Lindore kjo duket të jetë një ngjarje me rëndësi kyçe. Sepse ndodhi rreth një javë para të ashtuquajturave "referendume" për shkëputje nga Kievi në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut. Televizioni rus tregoi kufoma të karbonizuara dhe raportoi se si "nazistët ukrainas" i patën djegur "të gjallë" bashkëqytetarët e tyre prorusë. Luftëtarë rusë në anën e separatistëve tregonin në intervista se i pati frymëzuar "ferri i Odesës". Një provokim i dalë jashtë kontrolli Një monument provizor para Shtëpisë së Sindikatave kujton viktimat. Ka fotografi, lule, kurora dhe qirinj. "Është një traumë e rëndë", thotë Serhij Dibrow, gazetar dhe dëshmitar. Një gjë të tillë, Odesa e tij, e njohur për tolerancë dhe gëzim në jetë, nuk kishte parë kurrë më parë. "Është në kundërshtim me traditën e qytetit", thotë 42 vjeçari. "Këtu problemet zgjidhen me mjete paqësore."
Dibrovi është anëtar i "Grupit të 2 majit". Kështu quhen gazetarë,
ekspertë dhe aktivistë, të cilët kanë kryer hetimet e tyre. Pak para
përvjetorit të parë të ngjarjeve grupi i paraqiti rezultatet: tragjedia e
Odesës ishte një provokim i dalë jashtë kontrollit.
Një vështrim pas: në maj 2014 Ukraina është e përfshirë nga kryengritja.
Në qytetet e Ukrainës Lindore burra të armatosur pushtojnë stacione
policie dhe ndërtesa të administratës. Në Odesë gjendja mbetet
relativisht e qetë, por edhe këtu aktivistë prorusë kanë ngritur çadra
në sheshin Kulikowe-Pole.
Pas vrasjes së tij, gjendja u shkallëzua. Të dyja palët përdorin armët. Aktivistët proukrainas më të shumtë në numër i dëbojnë kundërshtarët e tyre nëpër qytet deri në sheshin Kulikowe-Pole. "Erdhën të rinj të mbuluar me gjak dhe më thanë, duhet të fshihemi në Shtëpinë e Sindikatave, sepse do të na vrasin dhe djegin", i kujtohet Switlana Abakamoviçit. Aktivistja 74 vjeçare proruse ndodhet në katin e dytë të Shtëpisë së Sindikatave, kur godina nis të digjet. Ajo e humbet vetëdijen disa herë. Në fund fytyra dhe duart i digjen, por ajo mbetet gjallë. E qartë është se të dyja palët vepruan në mënyrë shumë brutale. Këtë e konfirmojnë shumë regjistrime në video. "Unë isha dëshmitar kur para Shtëpisë së Sindikatave u hap zjarr kundër aktivistëve prorusë, që u përpoqën të shpëtojnë njerëz nga godina që po digjej, " tregon Dibrow. Ai vetë dhe kolegët e tij ia japin fajin policisë: "Po të kishin vepruar si duhet policia dhe mbrojtja nga katastrofat, nuk do të kishte pasur kaq shumë të vrarë". Abakamoviç e konfirmon këtë: "Policët bënë sikur nuk shikonin".
Në një përfundim të ngjashëm arrin edhe prokuroria. Policia akuzohet se
nuk i pengoi trazirat. Përsa i përket numrit të madh të të vdekurve në
Shtëpinë e Sindikatave, nuk u gjetën as dëshmi për zjarrvënie, as për
përdorim të gazit helmues. Zjarri pati shpërthyer në një barrikadë prej
druri në hollin e Shtëpisë së Sindikatave, kur të dyja palët patën
hedhur shishe me lëndë djegëse. Përmes një "efekti vatër", zjarri u
përhap shpejt. Të bie në sy që autoritetet konfirmuan tezat e ndihmësve
vullnetarë. WWW.VOAL-ONLINE.CH
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |