10 sekrete që "u morën me vete në varr"
E Premte, 10.16.2009, 01:56pm
Marrja me vete e sekreteve në vendin e prehjes përfundimtare nuk është një gjë aspak e re dhe ne të gjithë me siguri do të kemi disa sekrete për t'i marrë me vete - ndoshta për të mbrojtur të tjerët, apo ndoshta për të mbrojtur reputacionin dhe trashëgiminë tonë. Disa sekrete, për shkaqe të pasojave historike apo vëmendjes që u është kushtuar atyre me kalimin e viteve, shndërrohen në një lloj misteri. Kjo listë përmban dhjetë sekrete të tillë
1.
Axel Erlandson
1884 - 1964
Erlandson e nisi si një fermer alfalfa dhe si hobi nisi të shartojë dhe t'u japë forma trungjeve të pemëve. Më vonë, me kalimin e dekadave ai do të "stërviste" pemët që të rriteshin sipas formave që ai vetë i kish projektuar. Ai eksperimentoi me lloje të ndryshme pemësh, duke bërë forma unazash, zemrash, shkallë në formë spiralesh, zigzage, unaza, kafazë zogjsh, kulla, korniza pikturash dhe shkallë. Erlandson i gjeti si një mënyrë shumë efikase argëtimi pemët e tij dhe vendosi që të krijojë 'Cirkun e pemëve". Erlandsoni nuk do t'ia rrëfente askujt sekretin e teknikave të tij dhe ai e vazhdoi në vende të fshehtë shartimin për t'iu fshehur spiunëve. Erlandson vdiq në vitin 1964 bashkë me procedurën e tij sekrete të përdorur për përhapjen e pemëve.
|
|
 |
Heronj ne bëhemi vetëm kur na vrasin -Deputeti italian në Parlamentin Evropian lufton kundër Mafies
E Mërkurë, 10.14.2009, 09:03am
Prej vitesh ai i ka shpallur luftë krimit të organizuar, tani dëshëron të punojë edhe në nivel evropian, por ndodhet në konflikt me autoritetet belge për mbrojtjen e tij policore dhe s'shkon dot në Bruksel
Deputeti sicilian në Parlamentin Evropian Rosario Crocetta ndodhet në listën e vdekjes të mafias. Kush dëshiron tani të flasë personalisht me Rosario Crocetta-n, i duhet të udhëtojë deri në Sicili, megjithëse politikani është zgjedhur ndërkohë deputet në Parlamentin Evropian. Crocetta nuk mund të shkojë në Bruksel, aty ku deputët e tjerë e kalojnë shumicën e kohës së tyre.
|
|
 |
Kush është Herta Müller Nobel 2009 për Letërsi?
E Martë, 10.13.2009, 07:13am
Në foto: Herta Müller
Çmimin e sivjetëm Nobel në fushën e letërsisë e mori gjermano -rumunia Herta Müller. Por kush është ajo?
Fëmijërinë dhe rininë e saj ajo e ka kaluar në Rumani, ku ka përjetuar "shkollën e frikës" për të cilën tregon në veprat e saj. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe që prej përkthimit të veprave të saj në më shumë se njëzetë gjuhë, ajo numrohet ndër autorët më të rendësishëm të letërsisë ndërkombëtare. Në vitin 1987 Herta Müller dhe i shoqi, kërkuan të vinin në Gjermani.
Duartrokitjet vazhduan gjatë, kur Sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze Peter Englund bëri të njohur kush është zgjedhur për vitin 2009. Fakti që ajo është Herta Müller, nuk ishte vërtet çudi. Menjëherë pas njoftimit dikush tregoi para kamerave gazetën bulevardeske të Stokholmit, "Expressen" më titullin kryesor: „Çmimi Nobel për letërsi për Herta Müller-in".
|
|
 |
|
Përpëlitjet e fundit të Çausheskut dhe Honekerit për ruajtjen e socializmit
E Hënë, 10.12.2009, 07:32am
Në foto: Erich Honecker dhe Erich Mielke, ende i mbrojnë pozicionet e mëparshme
7 tetor 1989. Në Berlinin lindor festohet 40 vjetori i themelimit të RDGJ-së. Ndërkohë krerët e atëhershëm të RDGj-së dhe Rumanisë, përpiqeshin të ruanin sistemin socialist.
Dy ditë përpara kësaj ngjarjeje, shefi i Shtazit Erich Mielke i dërgon të gjitha njësive të shërbimit të Ministrisë për Sigurinë Shtetërore një telegram me masat për sigurimin e aktiviteteve festive. Në shkresë kërkohet shprehimisht nga përgjegjësit e Shtazit që, "gjatë kohës së aksionit, duke përdorur të gjitha mundësitë", të "pengohen me të gjitha mjetet, në mënyrë konsekuente" të gjitha veprimet "provokative dhe demonstrative" të personave, dhe të ndalohet "udhëtimi i tyre për në Berlin". Urdhëri i Mielke-s përfundon me një thirrje për vigjilencë maksimale: "të mos lejohet asnjë e papritur! Kundërshtarit të mos i jepet asnjë mundësi. Të bëhemi aktivë aty ku ai nuk mendon se jemi të pranishëm!"
Protestuesit nuk respektojnë urdhërat
|
|
 |
Demonstrata legjendare e Lajpcigut, 9 tetor 1989
E Djelë, 10.11.2009, 08:57am
Në foto: Demonstrata e së hënës në Lajpcig, 9 tetor 1989
Para 20 vjetësh në RDGJ ndodhi ajo që askush nuk e konsideronte të mundshme. Komunizmi i betonuar për përjetësinë dhe i siguruar me dhunë ushtarake u përça, nisi të lëkundet dhe u shkërmoq më në fund.
Rënies së murit i paraprinë protesta masive kundër regjimit të partisë së bashkuar socialiste, SED. Kishat evangjeliste kishin luajtur rolin e tyre të rëndësishëm në revolucionin e 1989. Në Lajpcig duke u nisur nga kisha e Shën Nikollës, fryma e Jezusit predikues nga mali mbërriti në rrugë me një efekt të jashtëzakonshëm politik.
Ditën e vendimit Katrin Hattenhauer e përjeton në burg. „Për një vend të hapur me njerëz të lirë" shkruhej në parrullën, që pas lutjes për paqen në fillim të shtatorit u shpalos në oborrin e kishës së Shën Nikollës. Për këtë arësye ajo ndodhet prej një muaji në arrest, jo larg unazës së Lajpcigut.
|
|
 |
|
Si më përdhunoi regjisori Roman Polanski në shtëpinë e Xhek Nikëllsonit Danelle MORTON
E Shtunë, 10.10.2009, 08:44am
Në një pasdite të ngrohtë marsi të vitit 1977, regjisori Polak Roman Polanski kreu marrëdhënie seksuale të forcuara me një vajzë 13-vjeçare si pasojë e shampanjës dhe drogës pas një shërbimi fotografik në shtëpinë e aktorit të famshëm Jack Nicholson. I akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale të jashtëligjshme me një minorene, Polanski i cili në atë kohë ishte 44 vjeç, u shpall fajtor por u arratis në Francë para se të jepej dënimi i tij. Që në atë kohë, në këtë çështje janë përfshirë emra të njohur të Hollivudit si Nicholson, Jacqueline Bisset dhe Anjelica Huston, të cilët kanë qenë në një farë mënyrë prezent dhe detyrimisht të përfshirë në skandal. I vetmi emër që mungonte, pasi identiteti i saj mbrohej nga gjykata, ishte ai i viktimës: Samanta Gailey.
Në atë kohë, Samanta Gailey (tashmë Geimer) ishte vetëm një fëmijë që do t'i kapërcente shumë shpejt etapat e fëmijërësë për t'u bërë një grua. Megjithatë, media e kishte persekutuar dhe e kishte quajtur një Lolita dinake. Polanski, i cili e kishte afirmuar veten e tij si një regjisor me filmin Rosenmary's Baby (1968) dhe Chinatown (1974) e vazhdoi karrierën e tij jashtë vendit më filmin Tess (1979), Frantic (1988) dhe Bitter Moon (1994).
|
|
 |
RENIA E MURIT: BISEDAT E FSHEHTA TË BUSHIT ME KOLIN
E Premte, 10.09.2009, 09:56am
SEKRET 8520
Shtëpia e Bardhë
WASHINGTON
Memorandumi i bisedës telefonike
LENDA: Thirrje telefonike nga Kancelari Helmut Kohl i Republikës Federale të Gjermanisë
PJESEMARRES: Presidenti
Helmut Kohl, Kancelar
Robert Hutchings, Stafi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë (regjistrues i bisedës)
Data, koha dhe vendi: 23 Tetor, 1989; 09:02 - 09.26 a.m.; Zyra Ovale
Telefonatën e bëri Kancelari Kohl.
Presidenti: Si je?
Kancelari Kohl: Mirë. Më bëhet qejfi që të dëgjoj zërin. Pashë pamje të vizitës tënde në San Francisco dhe shpresoj që të jesh në gjendje të japësh sa më shumë mbështetje të jetë e mundur për atë tragjedi.
Presidenti: Eshtë e tmerrshme, por autoritetet atje po veprojnë shumë mirë. Në këtë drejtim, ne do të ndihmojmë me sa të mundemi.
|
|
 |
Parqet Kombëtare të Amerikës: Yellowstone
E Mërkurë, 10.07.2009, 09:16pm
Parku kombëtar Yellowstone shtrihet në shtetet Wyoming, Idaho dhe Montana. I sanksionuar me një Akt të Kongresit amerikan në vitin 1872, Yellowstone, guri i verdhë, është parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Krahas Grand Canyon, kanionit te madh, te Yellowstone-it, nga ka marrë emrin edhe parku, ai ka një faunë të pasur me kafshë të egra si arinj, ujq, kaprollë, antilopa dhe bizonë. Yellowstone ka edhe numrin më të madh të geizerëve, ujrave të ngroha dhe burimeve të tjera termale në gjithë botën.
Fillimi i viteve 1800. Zhurma tingëlluese vinin nga Rocky Mountains, Malet Shkëmbore, ende të pashkelura. Gjuetarët fërshëllenin .... një pejsazh mahnitës bulëzonte. Nga toka dilnin rryma uji që i kalonin majat e pemëve. Nga gropat me baltë që zjente ridhnin përrenj uji të nxehtë. Ferri i Dantes në kodrat e mbuluara nga tymi i sulfurit. Por njerëzit e maleve të Perëndimit të vjetër kishin mënyrën e tyre tërheqëse për të treguar përralla të gjata. Kur tregimet mbërritën Bostonin dhe Nju Jorkun, njerëzit u shprehën me shpërfillje.
|
|
 |
Zëri i Amerikës: Jorgo Papandreu kryeministri i ardhshëm i Greqisë
E Martë, 10.06.2009, 10:22am
Udhëheqësi socialist grek Jorgo Papandreu, që duket se ka fituar zgjedhjet e djeshme u tha përkrahësve se ai mendon ta drejtojë vendin në rrugën e rimëkëmbjes, zhvillimit dhe të resë. Zoti Papandreu, bir dhe nip kryeministrash ka premtuar një paketë stimujsh prej 4.4 miliarda dollarësh për të rigjallëruar ekonominë. Kryeministri konservator Kostas Karamanlis e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kreu i Partisë së tij Demokracia e Re. Por le t’i hedhim një vështrim njeriut që duket se do të drejtojë Greqinë për mandatin e ardhshëm.
57-vjeçari George Papandreu, udhëheqës i Pasokut, parti e themeluar nga i ati, Andreas Papandreu, pritet të bëjë betimin si kryeministër javën e ardhëshme.
"Është një nder i madh që ndjej për të patur besimin dhe mandatin e popullit grek, një mandat për ne të gjithë që të hapim një faqe të re.â€
Dy vjet më parë, George Papandreou ishte në krye të Partisë Socialiste greke kur ajo arriti rezultatet më të ulta zgjedhore në tre dekada. Papandreu u quajt në atë kohë një politikan i pazot.
Bir dhe nip kryeministrash, Papandreou shihej nga kritikët si një hije e zbehtë e të atit të tij karizmatik Andreas Papandreou, i cili e drejtoi Pasokun me dorë të fortë në tre fitore elektorale, nga viti 1981 deri më 1996.
|
|
 |
Evropa e Lirë: Ndahen çmimet Nobel për Mjekësi
E Hënë, 10.05.2009, 04:48pm
Çmimi Nobel për Mjekësi iu nda tre shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara, për punën e tyre mbi enzimat. Çmimi u shpall të hënën nga Fondacioni Nobel në Institutin Karolinska në Suedi.
Pesë çmimet tjera do të ndahen gjatë javës, përfshirë Çmimin Nobel për Paqe, i cili ndahet të premten, më 9 tetor.
Çmimin Nobel për Mjekësi e morën Elizabet Blekbërn, Karol Grejder dhe Xhek Shostak. Çmimin në vlerë prej 1 milion e 400 mijë dollarësh e shpalli Goran Hanson nga Fondacioni Nobel.
“Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska sot vendosi të shpërblejë me Çmimin Nobel për Fiziologji apo Mjekësi së bashku Elizabet Blekbërnin, Karol Grejderin dhe Xhek Shostakun, për zbulimin e mënyrës se si kromozomet janë të mbrojtura nga telomeret dhe enzimat telomeraseâ€, tha Hanson.
Blekbërn është me origjinë nga Australia, ndërsa Shostak nga Britania.
|
|
 |
Faqe 104/110: « :: ... 101 102 103 104 105 106 107 ... :: »
|