|
Olimpiada e gjermanishtes - traditë e gjallë në Shqipëri
E Enjte, 04.22.2010, 03:20pm

Fituesit e Olimpiadës së gjermanishtes 2010
Në Shqipëri është konsoliduar tradita e zhvillimit të olimpiadave dhe konkurseve për gjuhën gjermane. Nxënësit nga shkollat e mesme dhe ato 9 vjeçare konkurojnë mes tyre në nivele të ndryshme të njohurive që kanë.
Enxhia Sala është nxënëse në vitin e tretë të gjimanzit "Sami Frashëri" në Tiranë. Ajo është fituesja më e madhe e Olimpiadës së gjuhës gjermane 2010, duke marrë çmimin e parë për nivelin më të lartë të përvetësimit gjuhësor, që njihet si niveli C1. Në fund të korrikut Enxhia do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën botërore të gjuhës gjermane në Hamburg, ku do të ketë konkurentë dhe nga rreth 30 vende të tjera të botës. Ajo thotë për DW se ndihet e privilegjuar që ndjek mësimet në një gjimnaz dy gjuhësh në shqip e gjermanisht, ku sipas programit lëndët e matematikës dhe të gjeografisë bëhen në gjermanisht.
"Matematika është lënda ime e preferuar ndaj dhe nga kjo anë unë përfitoj shumë. Dhe mendoj që universitetin ta bëj në Gjermani. Dega, që do të ndjek mendoj se do të ketë të bëjë me matematikën".

Enxhia Sala - fituesja nga gjimnazi "Sami Frashëri"
Kurse Iva Petja nga gjimanzi "Gaus" po në Tiranë do të jetë po përfaqësuese e Shqipërisë në Olimpiadën e Hamburgut, por në një nivel më të ulët. Ndryshe nga Enxhia, ajo e shikon perspektivën e saj në degën e mjekësisë dhe studimet ka dëshirë t'i realizojë po në njërin prej universiteteve gjermane.

|
|
 |
QINDRA MIJËRA PELEGRINË SHKOJNË NË TORINO TË SHOHIN PËLHURËN E QEFINIT TË JEZUIT
E Martë, 04.20.2010, 06:15pm

Pëlhura e varrit është në pronësi personale të Papës.
***
Pëlhura e famshme me të cilën mendohet të jetë mbështjellë Krishti pas kryqëzimit, është prezantuar në Katedralen e Torinos dhe mund të shihet deri më Rreshajat. 1,8 Millionen pelegrinë duan të shfrytëzojnë rastin.
***
Hildegard dhe Ernst Rump kanë ardhur nga Bad Laer nga landi gjerman i Saksonisë së Poshtme në Torino, për të parë pëlhurën e Krishtit. Ky çift i moshuar është shumë i interesuar për historinë e artit dhe për fenë dhe është i gëzuar që ka gjetur dy bileta, për të parë pëlhurën e ekspozuar. Megjithëse të dy nuk kishin rezervuar gjë në internet, siç rekomandojnë urgjentisht organizatorët e dioqezës së Torinos.
Në radhën e gjatë të njerëzve lëviz edhe çifti Rumps në kopshtin e pallatit mbretëror në Torino, drejt katedrales relativisht të vogël. Një çati prej pëlhure bën hije dhe mbron rradhën e njerëzve nga dielli i fortë i pranverës në Italinë e Veriut.
Vetëm tre minuta kohë për ta kundruar
Ngadalë lëvizin pelegrinët në rruginat e muzeut historik para katedrales. Një semafor sinjalizon nëse duhet të ecësh, apo të qëndrosh. Në katedrale është gjysëmerrësirë. Pëlhura e lirit me përmasat katër metra me katër, varet pas një xhami antiplumb, e ndriçuar fort mbi altar. Majtas dhe djathtas dy policë qëndrojnë roje.
Për Hildegard Rump e gjitha është shumë mbresëlënëse: „Nuk është se mbetem pa mend, por më prek. Në fakt duhet ta shohësh në qetësi." Atyre nuk u mbetet shumë kohë për ta parë. Vetëm tre minuta mund të qëndrojnë para pëlhurës, për të parë shenjat mbi të. Fotografimi është i ndaluar. Disa dhjetëra mijëra njerëz hyjnë në kishë nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Forcon besimin
Pëlhura tregon shenjat e fytyrës dhe konturet e trupit të një burri me mjekër, i cili është torturuar në duar dhe këmbë. Gjurmë gjaku duken në ball, ku ka patur kurorën me gjemba. "Për mua personalisht, është vërtetim i përshkrimeve të testamentit të ri dhe i mesazhit të ringjalljes së Jezu Krishtit", thotë pelegrini Ernst Rump. "Këtu kemi disa pika konkrete referimi, se si duhet të ketë ndodhur. Këto nuk janë gjëra që përbëjnë besimin, por që e mbështesin dhe e konfirmojnë atë."
Për katolikët pëlhura e varrit, që ndodhet në pronësi personale të Papës, është reliktja më e çmuar. Monsignore Guiseppe Ghiberti, organizon shfaqjen e saj në peshkopatën e Torinos. Ai mendon se pëlhura në epokën e sotme vizuale fiton një vlerë krejt tjetër. Figura e birit të zotit është më e fortë se fjala e Zotit thotë ai:: „Për kishën është shumë me rëndësi që të tregojë diçka, që paraqet jehonën e ungjijve. Mesazhi sot është po aq i rëndësishëm si para qindra vjetësh."
Edhe Papa vjen si pelegrin në Torino
3000 ndihmës vullnetarë do t'i orientojnë masat e pelegrinëve deri në fund të majit. Më 2 maj, Papa vjen personalisht në Torino. Për njerëzit e biznesit pëlhura është një bekim i vertetë. Pëlhura e varrit apo (sindone në italisht) është edhe si libër i çmuar, si pullë poste edhe si poster. Dyqanet e suvenirëve janë plot, në hotele nuk ka më vende bosh. Është hera e parë prej vitesh, që pëlhura e varrit të krishtit ekspozohet përsëri në Torino.
Gjurmët e kujt janë në ngulitura në pëlhurë?
|
|
 |
Vendlindja e Mark Tuenit kujton shkrimtarin e madh amerikan
E Djelë, 04.18.2010, 06:28pm

Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway ka thënë: "E gjithë letërsia amerikane moderne e ka burimin tek libri i Mark Twainit "Huckleberry Finn". Vizitorët nga e gjithë bota vijnë në qytetin e vogël Hannibal në brigjet e lumit Mississippi në shtetin e Misurit, për të parë qytetin e Mark Twainit. Në këtë qytet gjenden shumë nga vendet që Twain i bëri të famshme në librat e tij "Aventurat e Tom Sawyerit dhe Hucleberry Finn-it". Këtë vit mbushen 100 vjet nga vdekja e Mark Twainit dhe është njëkohësisht 125 vjetori i librit "Hucleberry Finn". Qyteti i Hanibalit po i feston të dy këta përvjetorë:
Ai nuk lindi këtu dhe as nuk qëndroi këtu gjatë. Dikur shkrimtari i madh pati thënë "Unë isha qytetar i tij, po isha tepër i ri në atë kohë për t’i shkaktuar lëndime". Por në të gjitha vendet ku ai jetoi, të cilat i vizitoi, apo për të cilat ai shkroi, Hanibali i Misurit pati një vend të veçantë tek Mark Twaini.

"Pasi ai u largua nga Hanibali, unë mendoj që Hanibali nuk e bratisi më kurrë atë", thotë Henry Sweets. Ai punon në Shtëpinë – Muze të viteve fëmijërisë të Mark Twainit në Hanibali. "Mendoj që ekspozimi që ai pati ndaj gjithshkaje, që nga shkolla ku mësonte, kisha ku shkonte e deri tek skllavëria, shumë nga këto eksperienca të fëmijërisë së Twainit pasuruan shkrimet e tij të mëvonshme". Vendet të cilat Mark Twain i bëri të pavdekshme në librat "Aventurat e Huckleberry Finnit" dhe "Aventurat e Tom Sawyerit" ruhen nga muzeumi. Shtëpia ku ai pati jetuar tërheq turistë nga e gjithë bota, ashtu sikurse gardhi i lyer me gëlqere të bardhë, që personazhi i tij, Tom Sawyeri, e leu me përtesë. "Gjatë gjithë vitit, vijnë njerëz nga 70 deri 80 vende të ndryshme, të cilët nënshkruajnë në librin e përshtypjeve", thotë zoti Sweets.
|
|
 |
Edukata fetare në Kosovë
E Shtunë, 04.17.2010, 09:33am

Myftiu Naim Ternava kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik.
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ju është drejtuar deputetëve të Parlamentit të Kosoves me një shkresë, me anë të së cilës kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik.
"Qëllimi i mësimit të edukatës fetare në arsimimin fillor e të mesëm, është që nxënësit gjatë rritës dhe zhvillimit të tyre të fitojnë njohuri për fenë e tyre me të gjitha dimensionet e saj, duke filluar nga ana shpirtërore, morale, edukative, sociale dhe humane; kjo, në një kohë kur po zbehen vlerat shpirtërore tek njeriu, kur shumë dukuri negative kanë mbërthyer shoqërinë tonë dhe rinia ka filluar të bëhet pre e drogës, prostitucionit, alkoolit" - thuhet ndër të tjera, në kërkesen e Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava drejtuar jo fort larg deputëteve të Parlamentit të Kosovës. "Këtë nuk e kemi kërkuar vetëm për nxënësit muslimanë. Përkundrazi! E kemi kërkuar për të gjitha përkatësitë fetare tradicionale të Kosovës. Për më tepër, kur këtë praktikë shumë vende të Evropës tashmë e kanë rregulluar. Ish studentë të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, sot japin mësimin fetar në shkollat publike të Austrisë" - thotë Resul Rexhepi, sekretar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
***
Ipeshkvia e Kosovës e mbështet kërkesën.
Kisha Katolike e përkrah iniciativën
Dr. Don Shan Zefi, Kancelar i Ipeshkivise së Kosovës thotë se Kisha Katolike e përkrah një iniciativë të tillë. "Futja e religjionit si lëndë nëpër shkolla mund të ketë përparësinë e vet, sepse jemi njerëz të cilët e kemi nevojën e madhe që tani ta njohim historinë e besimit që nga kohërat e lashta e deri më sot. Por, ne nuk dëshirojmë që të sjellim ligjërues priftërinj e hoxhallarë, por janë laikët ata të cilët duhet të ligjërojnë aspektin historik. Qëndrimi i Kishës Katolike lidhur me këte qështje tashmë dihet".
Përderisa, qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe, me anë të një shkresë për Deutsche Welle-n e sqaron zëdhënësi i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjic, I cili ndër të tjera thotë: "Të gjithë fëmijët serbë përcjellin mësimin me planprogramin e Republikës së Serbisë, me të cilin besimi është futur ligjërisht që nga viti 2001. Ndërsa, sa i përket edukatës fetare për nxënësit serbë në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe ju përmbahet programeve mësimore dhe ligjeve ekzistuese të Serbisë. Mësim-besimi mbahet në të gjitha shkollat në gjuhën serbe, ndërsa lënda ligjerohet nga figura kishtare ose nga mësuesit e fesë".
|
|
 |
Një bilanc mesatar - Papa në dialog me myslimanizmin dhe hebraizmin
E Enjte, 04.15.2010, 11:54am

Papa Benedikti XVI gjatë fjalës "Urbi et Orbi" për pashkët
***
Të hënën mbushen pesë vjet qëkurse Joseph Ratzinger u zgjodh kreu i kishës katolike romake dhe që atëherë, siç ishte edhe titulli i një gazete të madhe bulevardeske gjermane, Gjermania është papë
***
Fillimisht gëzimi në popull ishte i madh, por gjatë periudhës së tij në detyrë Benedikti XVI e lëndoi vazhdimisht opinionin. Për momentin miratimi gjendet në minimum për arsye të skandaleve të abuzimit, por edhe trajtimi prej tij i besimeve botërore: myslimanizmit dhe hebraizmit shkaktoi herë pas here kritikë ndaj personit të tij.
Edhe vetë kritikët e tij më të mëdhenj brenda kishës katolike i vërtetojnë Benediktit XVI se e do sinqerisht dialogun me besimet. Që pas vetëm një viti në detyrë papa gjerman e pështjelloi gjithë botën myslimane, këtë teologu zviceran Hans Küng e ka cilësuar si "diçka tejet të pafat". Të tjerë ishin të mendimit se papa ishte këshilluar keq. Fakt është që pas fjalimit të Regensburgut në shtator 2006 në Lindjen e Afërme u dogjën kisha katolike, në Somali madje u vra një murgeshë italiane.
Çfarë kishte ndodhur? Benedikti XVI kishte mbajtur një fjalim mbi raportin midis arsyes dhe besimit dhe bile e kishte gjykuar Perëndimin si "të pandjeshëm dhe arrogant" kundrejt kulturave të karakterizuara nga besimi, sepse ai vetë nuk kishte më qasje tek besimi, çka e bën të paaftë për dialog. Por pastaj ai foli për xhihadin, luftën e shenjtë, dhe përdori fjalët e perandorit bizantin Manuel II në bisedë me një dijetar persian:
"Po citoj: 'Pa më trego se ç'të reja solli Muhamedi, dhe do të gjesh vetëm të këqija dhe johumane, si për shembull përcaktimi i tij që besimi që predikoi të përhapet me anë të shpatës."
Valë proteste në botën myslimane
Pak më vonë në botën myslimane shpërtheu vala e protestës. 38 udhëheqës myslimanë nga mbarë bota i dërguan papës një letër të hapur. Përballë kësaj vale proteste dhe dhunës Vatikani u tregua i shokuar. Papa është keqkuptuar, fjalët janë nxjerrë nga konteksti, u tha. Gjatë vizitës së tij në Turqi pak javë më vonë Benedikti XVI ia doli t'i zbuste mosmarrëveshjet. Ai vizitoi Xhaminë Blu dhe u takua atje për një lutje në heshtje me myftiun. Ai theksoi veçanërisht të përbashkëtat midis myslimanizmit dhe krishtërimit:
"Pikërisht prej barrës së historisë së përbashkët të karakterizuar aq shpesh nga keqkuptime, myslimanët dhe të krishterët duhet të synojnë që të shihen dhe të njihen si besimtarë të devotshëm të urdhërimeve."
Një ton të ngjashëm kishte edhe udhëtimi i tij në Jordani në 2009-ën, gjatë të cilit ai tregoi, citat, "respektin më të thellë për bashkësinë myslimane".
|
|
 |
"Për një shtet të fortë me vlera kombëtare" - Portret i presidentit të vdekur polak Lech Kaczynski
E Djelë, 04.11.2010, 08:20am

Lech Kaczynski ishte president i Polonisë prej 2005-ës dhe donte të rikandidonte në vjeshtë të këtij viti. Ai vdiq në mënyrë tragjike në moshën 60 vjeç.
Lech Kaczynski ishte prej dhjetorit 2005 president i shtetit polak. Ai u bë i njohur në mbarë vendin që në moshën 12 vjeç. Bashkë me vëllain binjak Jaroslaw ai ishte yll i filmave kinematografikë me përralla për fëmijë. Vëllezërit lindën më 18 qershor 1949 në Varshavë. Gjatë Luftës II Botërore prindërit e tyre luftuan në kryengritjen e Varshavës kundër pushtimit gjerman.

Vëllezërit binjakë Lech Kaczynski (djathtas) dhe Jaroslaw Kaczynski (majtas) në Varshavë. 01.08.2005
Besimtari katolik studjoi drejtësi dhe hyri në politikë. Kur në fillim të viteve tetëdhjetë punëtorët polakë krijuan kundër vullnetit të pushtetmbajtësve komunistë sindikatën Solidarnosc ai ishte në anën e opozitës dhe ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të udhëheqësit sindikalist Lech Walesa.
"Synimi më i rëndësishëm për ne ishte zgjedhja e Lech Walesës si president i Polonisë. Ai duhet të zgjidhej, me gjithë dallimet që ekzistonin", - kujton ai më vonë. Por me marrjen e pushtetit politik në vitin 1990 prej Solidarnoscit rrugët e dy veprimtarëve u ndanë. Kaczynskin e tërhoqi gjithmonë e më shumë ana e djathtë dhe në kësisoj edhe opozita politike. Bashkë me vëllain e tij Jaroslawin ai krijoi Partinë nacional-konservatore për të Drejtë dhe Drejtësi (PiS). Ai u angazhua për një shtet të fortë dhe theksonte vlerat kombëtare. Nga viti 2000 deri në vitin 2001 Lech Kaczynski ishte ministër i drejtësisë. Në 2005-ën u zgjodh kryetar shteti.
|
|
 |
Në Kosovë shënohet sot dyvjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës
E Premte, 04.09.2010, 06:43pm

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur me rastin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 qershor 2008
Kushtetuta e Kosovës në masë të madhe është hartuar mbi bazat e planit të Ahtisarit dhe garanton të drejtat e pakicave, sidomos të komunitetit serb. Por nga serbët e Kosovës, sidomos në veri nuk e njohin shtetin e Kosovë
Kushtetuta e Kosovës në masë të madhe është hartuar mbi bazat e planit të Marti Ahtisarit dhe ajo garanton të drejtat e pakicave, në mënyrë të veçantë ato të komunitetit serb. Mirëpo serbët e Kosovës, sidomos ata të veriut të vendit, nuk njohin shtetin e Kosovës dhe në këtë pjesë nuk zbatohet në tërësi Kushtetuta e Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës u miratua dy vjetë më parë, një muaj e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ndër dispozitat e saj të para thuhet se Kushtetuta siguron pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe mbron sovranitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës thonë se Kushtetuta është moderne, u përshtatet rrethanave dhe vullnetit të qytetarëve, por edhe prezencës ndërkombëtare. Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci thotë për DW se gjatë dy vjetëve, që nga miratimi i Kushtetutës, Kosova ka ndërtuar intsitucionet e saj, mirëpo telashe ka akoma në veri të Kosovës, pjesë kjo e banuar më shumicë serbe.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci
“Eshtë e vërtetë se në veri të Kosovës nuk funksionon plotësisht rendi dhe ligji, me këtë as Kushtetuta dhe fryma e saj me ligjet e tjera, por ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar, që një gjë e tillë të ndodhë. Mos harroni shtetet e reja, gjithmonë janë sfiduar në fillimin e tyreâ€, thotë Hajredin Kuci.
Qeveria e Kosovës dhe prania ndërkombëtare tashmë ka kohë që kanë hartuar një strategji për veriun e Kosovës, e cila për synim ka vendosjen e rendit dhe ligjit rrjedhimisht edhe zbatimin e Kushtetutës. Në këtë linjë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuaram, Ban Ki Mun, u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të bëjnë kujdes në zbatimin e kësaj strategjie, sepse në veri sipas Ban Ki Mun situata e sigurisë akoma është e brishtë. Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuci, thotë se Prishtina zyrtare këtë deklaratë të sekretarat Ban Ki Mun e cilëson si një përkujdesje të shtuar për veriun e Kosovës.
|
|
 |
Craig Venter dhe zbërthimi i gjenomit njerëzor 10 vjet më parë
E Enjte, 04.08.2010, 03:03pm

10 vjet më parë biokimisti amerikan Craig Venter komunikoi zbërthimin e pjesës më të madhe të predispozitës gjenetike. Zbulim i vuri nën trysni të madhe shkencëtarët e "Human Genome Project" të financuar nga shteti.
Kur më 6 prill 2000 biokimisti amerikan Craig Venter shpalli zbërthimin e gjenomit njerëzor nisi gara me "Human Genome Project". Në përfundim u arrit përkohësisht pajtim dhe në qershor 2000 Craig Venter dhe Projekti i Gjenomit Njerëzor paraqitën një lloj versioni bruto të informacionit gjenetik. "Nuk kam lejuar kurrë që të ndikohem aq shumë nga komentet apo synimet e të tjerëve. Unë punoj shumë që të krijoj opinionin tim me sa më shumë informacione që të jetë e mundur."
Llomotitjet e të tjerëve nuk i interesojnë Craig Venter-it. Ai është ndryshe nga shumica e kolegëve. Ai është provokues dhe e karakterizon veten me qejf si revolucionar të gjeneve. "Ka njerëz që e shohin punën si të kryer me të mbaruar të mesmen. Dinë se ç'duan të bëjnë dhe nuk e ndryshojnë mendimin. Unë përpiqem ende të zbuloj se ç'dua të bëj."

Paraqitje simbolike e molekulës së ADN-së
Çfarë zë me dorë biokimisti, duhet kryer shpejt dhe me efekt në publik. Në 1998-ën formon sipërmarrjen Celera Genomics për të kartografuar gjenet e njeriut. Kështu Venteri kthehet në konkurrent të drejtpërdrejtë të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që ka nisur si projekt kërkimor ndërkombëtar në 1990-ën në SHBA dhe financohet me mjete publike. Craig Venter i zbërthen pjesët e gjenomit njerëzor më shpejt sesa kërkuesit, që punojnë për Projektin. Shpejtësia e kolegëve është shumë e ngadaltë për të, thotë Craig Venter. "Në rast se unë do të kisha qenë konformist, atëherë gjenomi njerëzor nuk do të ishte ende i zbërthyer sot."
|
|
 |
|
Topat e Çeçenisë, rrënjët e një lufte "asimetrike"/Kaukazi po ndizet flakë
E Hënë, 04.05.2010, 10:56am

Gjithçka kishte filluar në vjeshtën e vitit 1991, kur Xhokar Dudajev, gjeneral i aviacionit sovjetik, ishte vetëshpallur President i Republikës Autonome të Kaukazit
Qysh në shekullin X arabët e quanin Kaukazin, Mali i Gjuhëve. Bëhet fjalë për një terren të egër, të thyer nga mijëra gryka dhe lugina.
Këto male të lashta gëlojnë nga grupe të vogla etnike dhe fetare: abkhazë, dagestanë, darginianë, lakë, oshecë jugorë e veriorë, karakë, balkarë, ingushë, nga ana e tyre të ndarë në klane, parti, xhami, kisha dhe fraksione separatiste. Për ta plotësuar konfuzionin, "alienët" rusë i quajnë çeçenë, ndërsa ata me krenari e quajnë veten içkerianë. Më 11 dhjetor të vitit 1994 një forcë sulmuese ruse (e përbërë nga elementë të ushtrisë, të aviacionit dhe të reparteve speciale të Ministrisë së Brendshme) lëshon një sulm ndaj qytetit Grozni, kryeqytet i Çeçenisë. Presidenti Boris Jelcin kërkoi që ta justifikojë këtë aksion me dy motive kryesore: se Çeçenia ishte bërë qendra e një rebelimi të armatosur kundër Federatës dhe se në fakt po bëhej shteti - mafie i parë i lindur nga gërmadhat e Bashkimit Sovjetik. Tashmë, në mendjet e rusëse subversioni politik në Kaukaz ishte i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me kriminalitetin dhe rezultonte e pamundur të dallohej midis aspekteve të ndryshme.
Gjithçka kishte filluar në vjeshtën e vitit 1991, kur Xhokar Dudajev, gjeneral i aviacionit sovjetik, ishte vetëshpallur President i Republikës Autonome të Kaukazit. Dudajev kishte qenë një prej çeçenëve të pakët që kishte arritur një gradë të lartë në ushtrinë sovjetike. Pas një serie detyrash prestigjoze në Europën Lindore dhe në vendet e Balltikut, gjenerali 47-vjeçar kishte fituar një reputacion të mirë si pilot, pse jo dhe si komandant garnizoni i besueshëm. Veç të tjerash, kishte gjetur mënyrën që të dallohej në tentativën për të gjetur një zgjidhje paqësore konfrontimit të ashpër që në vitin 1990 kishte parë Moskën të ndeshej me republikat balltikase. Një lojë shumë delikate, në të cilën gjenerali çeçen pothuajse kishte arritur limitin, duke refuzuar që të dërgojë trupat e tij kundër nacionalistëve. Dudajev ishte goditur nga zgjimi i indipendentizmit balltik. Pak javë pas grushtit të shtetit të gushtit të vitit 1991, u kthye në Grozni, qendra administrative e këtij rajoni autonom të Federatës Ruse të njohur si Çeçeni - Ingushetia.
Gjatë këtij udhëtimi u ftua në Meks Kxel, Këshillin Suprem të përbërë nga "pleqtë" (aksakalët apo "mjekrat e bardha"), për të diskutuar lidhur me implikimet që rebelimi i ushtarakëve mund të kishte ndaj fateve të atdheut të tyre. Gjatë mbledhjes iu kërkua që të merrte fjalën, Dudajevi mbajti një fjalim pasionant, duke kujtuar faqet e dhimbshme të historisë të popullit të tij, nga humbja gjatë gueriljes kundër trupave cariste në shekullin XIX, deri në internimet masive të urdhëruara nga Josif Stalini, u kujtoi delegatëve se kishte lindur në vitin 1944, të njëjtin vit që për qindra mijëra çeçenë kishte shënuar fillimin e një ekzili dramatik, të përjetuar edhe nga familja e tij. Diskutimi i Dudajevit u prit me ovacion dhe përpara se Meks Kxel të shpërndahej, "pleqtë" e brohoritën gjeneralin si liderin e tyre. Dudajevi nuk do të kthehej më në komandën e tij në Balltik. Do ta shpërblente besimin e Këshillit, duke shpallur Pavarësinë e republikës nga Federata Ruse. Çeçenët e pritën lajmin me një përzierje gëzimi dhe surprize. Çeçenia u quajt Republika Autonome e Içkerisë.
Lajmi i befasoi edhe rusët. Lidershipi i ri demokratik i kishe mbështetur aspiratat nacionaliste të popujve balltikë, me të cilët në vitin 1990 kishte ndarë përplasjen me komunistët idhtarë të linjës së ashpër dhe një pakicë ishte rreshtuar edhe në favor të kërkesës për pavarësi të Ukrainës: por askush nuk kishte shprehur simpati për një lëvizje shkëputëse në zemër të vetë Federatës Ruse. Ky deklarim pavarësie u perceptua si një precedent preokupues për dhjetëra grupet etnike që brenda Rusisë aspironin t'i shpëtonin zgjedhës së Moskës. Pas një tentative të shkurtër dhe të kotë ndërmjetësimi qeveria e Jelcinit iu përgjigj "provokimit" të Dudajevit me forcën e armëve, duke dërguar mijëra ushtarë për të përforcuar garnizonin e Groznit. Ishte testi i parë lidhur me ecurinë e lidershipit të "Rusisë së re demokratike" dhe qe një dështim në kuptimin e plotë të fjalës.
|
|
 |
IU SHËRBEU TETË PRESIDENTËVE, NGA TRUMANI TEK REGANI
E Shtunë, 04.03.2010, 06:12pm

Nga Truman më 1952 tek Reagan më 1986, iu shërbeu tetë presidentëve. Ka dekur 90 vjeç maxhordomi i Shtëpisë së Bardhë Eugene Allen, një zezak nip i skllevërve nga Virgjinia. Dita e tij më e bukur: marrja e kreut të Shtëpisë së Bardhë nga Obama
Voal-online –Ka vdekur 90 vjeç maxhordomi më i njohur i Shtëpisë së Bardhë, një mjeshtër i pagabueshëm i etiketës, i cili ishte në shërbim të tetë presidentëve, nga Truman në vitin 1952 tek Reagan në vitin 1986, dhe që i ruajti me xhelozi sekretet. Për një të tretë shekulli, Eugene Allen, një zezak nip i skllevërve nga Virgjinia, një demokrat centrist – çka ai asnjëherë nuk e shpalli – meritoi besimin e burrave më të fuqishëm të rruzullit, dhe nganjëherë dha ndihmesën në përcaktimet e tyre politike. Ditën e tij më e bukur, deklaroi muajin e shkuar, e përjetoi pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ishte dita kur filloi detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, zezak si ai. Obama e renditi mes miqve të nderit, dhe një marins e shoqëroi deri në vendin ku do të ulej. Eugene Allenit iu duk njëfarë shpërblimi, realizimi i ëndërrës së tij: nga guzhina, raca e tij kishte arritur në Studion ovale të Shtëpisë së Bardhë.

STILI DHE NATYRA E REZERVUAR
|
|
 |
Faqe 99/110: « :: ... 96 97 98 99 100 101 102 ... :: »
|