| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
ZBULOHET LIDHJA E PIRRO ÇAKOS ME 21 VJEÇAREN NGA SHKODRA E Shtunë, 12.03.2011, 05:28pm (GMT1)
Tiranë, 3 dhjetor - Ai ka një karrierë në kulmin e vet, të cilën e ndan me të gjithë njerëzit, por ka edhe një histori dashurie po aq të realizuar e të zjarrtë, të cilën nuk preferon t'ia tregojë askujt, ose më saktë vetëm miqve të tij më të ngushtë. Kantautori i njohur, Pirro Çako, ka mbi tre vjet që është i dashuruar me Sesilan, që miqtë e quajnë Sisi, e mbase koha e gjatë që kanë bashkë ka thyer të gjitha parashikimet e mundshme të djalit që mbas një martese të përfunduar në divorc me Inva Mulën, zor se mund të besoje të kishte predispozitën e duhur për t'ia nisur një lidhjeje impenjative si kjo me Sisin, ose të paktën jo menjëherë. Historia me Anjushkën, së cilës i bëri edhe një këngë, zgjati shumë më pak se suksesi i vetë këngës, aq sa na krijoi idenë se tashmë, për një farë kohe, në jetën e kantatutorit do të kishte vetëm flirte apo lidhje kalimtare, të domosdoshme për një burrë single, por sidomos për një artist që ka nevojë të frymëzohet. Por në rastin e Sisit, me sa duket themelet u hodhën të forta që në fillim. Të njohur në një ambient miqsh të përbashkët, ajo e pëlqeu, sepse ai është Pirro Çako dhe vajzave ia njohim tashmë dobësinë për njërin nga artistët më romantikë të muzikës. Ndërkohë, ai e pëlqeu sepse ajo ishte e bukur, dhe si fillim mjafton për t'u afruar e njohur. Që nga ajo kohë çifti ka jetuar një lidhje intensive dashurie, paçka se agjendat e tyre kanë qenë mjaft të ndryshme.
www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||