VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MEGJITHATË ARNOLD SCHWARZENEGGER NUK SHKURORËZOHET
E Premte, 12.30.2011, 11:39am (GMT1)

30.12.2011 - 11:23 - Ish guvernatori i Kalifornisë dhe aktor i njohur, Arnold Schwarzenegger, ende mund të shpëtojë martesën e tij, sepse gruaja e tij Maria Shriver me sa duket nuk është më e sigurt se a dëshiron të shkurorëzohet, shkruan ueb-faqja TMZ.

Ajo kohët e fundit mikeshave të saja u ishte zotuar se ka guximin ta bëjë atë hap. Ngurrimi i saj është i lidhur me bindjet e saj fetare, të cilat nuk justifikojnë shkurorëzimin.

Sipas të njëjtit burim, Schwarzenegger sidomos kohët e fundit ka shtuar vëmendjen ndaj Marias dhe është duke u përpjekur ta ripushtojë.

Aktori dhe ish-gazetarja u martuan në vitin 1986 dhe kanë katër fëmijë, Catherine (21), Kristina (19), Patrick (17) dhe Christopher (13).

Që nga muaji maj i këtij viti ata jetojnë të ndarë, dhe në korrik Maria ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim, kur ajo kuptoi se Schwarzenegger e kishte tradhtuar me shërbëtoren e shtëpisë me të cilin aktori ka një djalë jashtë martese.
(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.