VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEMI MOORE NË SPITAL, KA TYMOSUR DIÇKA

Enturazhi i aktores gjithnjë ka mohuar se ajo drogohet


E Shtunë, 01.28.2012, 12:58pm (GMT1)

Voal-online - NEW YORK, 28 JANAR 2012 - Demi Moore është shtruar në spital në vijim të dridhjeve, me sa duket ngaqë kishte tymosur diçka. Kështu del nga regjistrimi i telefonatave të bëra para tre-katër netësh nga një mike e aktores në repartin e urgjencës.

''Ky tymosur diçka, nuk është marijuana, por diçka e ngjashme. Tani duket se ka dridhje,'' ka shpjeguar gruaja e urgjencës të spitalit të Los Anxhelosit, ku Demi Moore është dërguar. Një grua tjetër që nga shtëpia e aktores ka thirrur 911 - në SHBA numri i urgjencës - flet për një Demi Moore ''përvëluese'', me një temperaturë trupore shumë të lartë dhe një gjendje gjysmë pa vetëdije, e pazonja të flasë.

Deri tani enturazhi i aktores ka mohuar gjithmonë se ajo merr lëndë narkotike, duke shpejguar se fikja i ka ardhur nga lodhja dhe stresi lidhur me përjetimet e fundit private të Moore, divorcuar kohët e fundit. (ansa)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.