VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REESE WITHERSPOON PRET FËMIJËN E TRETË
E Enjte, 03.22.2012, 03:42pm (GMT1)

Voal-online - LOS ANXHELOS - Reese Witherspoon mbush sot 36 vjet, por ajo tashmë ka marrë dhuratën për të cilën shpresonte prej një kohe të gjatë: një fëmijë tjetër po vjen! Pas javësh me spekullime - të cilat u nxitën ngaqë aktorja kishte shtuar disa kilogramë peshë - disa miq të Witherspoon konfirmuan se aktorja fituese e çmimit Oskar dhei shqoi i saj, agjenti i talenteve në Hollywood, Jim Toth, janë duke pritur fëmijën e tyre të parë. "Ata janë të trallisur," thanë miqtë për revistën People.

Tashmë në e një vajze, Ava, 12 vjeçe, si dhe një djali, Deacon, 8 vjeç, të cilët ajo i ka me ish burrin Ryan Phillipe, Witherspoon kishte folur më parë për dëshirën e saj që ta zgjerojë familjen. "Unë do të doja të kem më shumë fëmijë," tha ajo në janar për revistën britanik Closer. "Fëmijët e mi janë pjesa më e bukur e ditës sime."

Toth, me të cilin ajo u martua marsin e shkuar në një ceremoni të veçantë në fermën e aktoes në Ojai, Kaliforni, "i ka dashur gjithmonë fëmijët", shtuan miqtë e aktores. "Ai i do shumë dy fëmijët e së shoqes,
Ava e Deacon." Tani e gjithë familja mezi prej anëtarin e ri. 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.