VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRISTOL PALIN PADITET PËR SHPIFJE NGA BURRI QË E FJALOSI NË NJË BAR
E Premte, 06.15.2012, 08:19am (GMT1)

Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Një burrë që e fjalosi Bristol Palin në një bar në Los Anxhelos dhe e fyu nënën e saj politikane konservatore, Sarah Palin, bëri një padi duke e akuzuar për shpifje.

Edhe manaxheri i talenteve Stephen Hanks e paditi kanalin televiziv kabllor Lifetime, ku përfshihet filmimi i incidentit të vitit 2011 në reality show televiziv të mëvonshëm të Bristol Palin, duke thënë se ai nuk iu ka dhënë auorëve të programit lejen për t'u filmuar. Padia e dorëzuar në gjykatën federale të Los Anxhelosit, ka në qendër incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2011 në bar-restorantin e famshëm Sunset Strip, një incident që pati publicitet të jashtëzakonshëm në atë kohë.

Avokati i Hanks, Michael Gulden, tha për Reuters se padia u dorëzua në gjykatën federale, sepse paditësi kërkon dmëshpërblim në një shumë më të madhe se $75000.

Bristol Palin, e cila u bë e famshme për shtatzani në moshën adoleshente kur e ëma garonte për nënpresidente të SHBA, më 2008, për republikanët, i pati thënë revistës së famozëve, In Touch, se incidenti ishte një nga arsyet për se ajo vendosi të largohej nga Los Anxhelosi dhe të tkhehej në qytetin e saj Wasilla, Alaska.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.