| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
ALEC BALDWIN E KA SULMUAR FIZIKISHT FOTOGRAFIN E Mërkurë, 06.20.2012, 08:12am (GMT1)
Voal-online - NEW YORK (Reuters) - Një fotograf i tabloides së New Yorkut, Daily News, e akuzoi aktorin Alec Baldwin se e ka sulmuar atë të martën, por përfaqësuesi i aktorit rrëfeu për mediat një version tjetër të ngjarjes. Fotografi Marc Santos tha se Baldwin, 54 vjeç, iu qas dhe e godit atë në fytyrë pse ai iu mori fotografi atij dhe së fejuarës, Hilaria Thomas, 28 vjeçe, jashtë New York City's Marriage License Bureau, sipas një artikulli në uebsajtin e gazetës ku paraqitej konflikti fizik mes dy burrave. Baldwin, yll i shfaqjes televizive "30 Rock" dhe i cili luan në filmin e ri "Rock of Ages", postoi një varg tweetesh të martën ku nuk pajtohej me përmbajtjen, duke thënë: "Një fotograf më godit mua me kameran e tij sot në mëngjes." Një zëdhënës i Baldwin tha se aktori u largua nga ndërtesa në Manhattan pasi kishte marrë lejen e martesës, kur dikush u shfaq mes tij dhe fotografit. Fotografiu u ndie keq dhe filloi të sulmojë kalimtarin dhe i ra aktorit Alec me kameran e tij." "Nuk e kam qëlluar në fytyrë dhe kontakti fizik ishte vetëm kur Alec mbrojti veten," tha përfaqësuesi Matthew Hiltzik në një deklaratë. Hiltzik tha se Valdwin dhe Thomas janë duke u martuar zyrtarisht./Elida Buçpapaj Elida Buçpapaj
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||