VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISH BURRI I WHITNEY HOUSTON MARTOHET PRAPË

Ceremonia në Honolulu, mungoi e bija Bobbi Kristina


E Mërkurë, 06.20.2012, 05:07pm (GMT1)

Voal-online - HONOLULU - Bobby Brown, ish burri i Whitney Houston, është rimartuar të hënën në Honolulu. E bën të ditur uebsajti TMZ që publikon një foto të këngëtarit menjëherë pas martesës duke pasur pranë gruan e re, manaxheren Alicia Etheredge, me të cilën ishte fejuar më 2010, tri vjet pas divorcit nga Houston.

Në ceremoni duket se nuk ka marrë pjesë e bija 19 vjeçare e Brown dhe e Houston, Bobbi Kristina, por ishin të pranishëm fëmijët e këgëtarit, Landon, La'Princia, Bobby Jr e Cassius, të cilat i ka nga Alicia. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.