RUSSELL CROWE NDAHET NGA GRUAJA Pas 9 viteve martesë e dy fëmijëve, lamtumirë konsensuale
E Hënë, 10.15.2012, 02:39pm (GMT+1)
Voal-online - SIDNEJ, 15 TETOR- Aktori australian Russell Crowe e gruaja e tij
Danielle Spencer janë ndarë pas 9 viteve martesë. Kështur shkruan shtypi
australian.
Ndarja ka qenë konsensuale dhe të dy janë të vendosur t'i mbrojnë dy fëmijët e
tyre 8 e 6 vjeç nga trysnia e mediave. Crowe, 48 vjeç, Oscar si aktori më i
mirë për 'Gladiator' më 2001, e ish gruaja nuk kanë dhënë deklarata.
Në qershor Spencer qe fotografuar në Sidnej me balerinin australian Damian
Whitewood.
www.voal-online.ch
|