AKTORJA KRISTEN BELL PRET FËMIJËN E PARË ME DAX SHEPARD
E Martë, 11.06.2012, 09:56am (GMT+1)
Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Aktorja Kristen Bell pret fëmijën e saj
të parë me aktorin Dax Shepard, tha dje zëdhënësi i saj. Bell, 32 vjeçe, e
njohur për rolin e saj në "Veronica Mars", pret fëmijën e parë me të
fejuarin, aktorin e filmit "Parenthood" Dax Shepard, 37 vjeç, i tha
agjencisë Reuters Marcel Pariseau. Fëmija pritet të vijë në jetë nga fundi i
pranverës.
Çifti bëri të ditur fejesën në janar 2010 dhe ky është fëmija i parë për të dy.
Bell e ka ngritur karrierën e saj të suksesshme në show televizive si
"Heroes" e "House of Lies," dhe në filma si
"Forgetting Sarah Marshall".
Ajo luajti rol kryesor përkrah komikut Shepard në komedinë romantike të vitit
2010 "When in Rome" dhe së fundmi sivjet në filmin e pavarur
"Hit and Run".
www.voal-online.ch
|