Prishtinë, 21 nëntor - Quhet Can Yahya dhe është nga Turqia, një djalosh simpatik turk i cili si duket i ka rrëmbyer zemrën këngëtares shqiptare Leonora Jakupi. Edhe në Facebookun e saj që flitet se është i menaxhuar nga vetë ajo, siç raporton vipnews, ajo sapo e ka ndryshuar gjendjen e saj nga single në e lidhur.
Ndërsa ne shkuam për të parë më tej në profilin e turkut, edhe aty ai e kishte të shkruar se ishte në lidhje me këngëtaren, ndërsa si mike në Facebook Can kishte vetëm artisten kosovare. Por sa është e vërtetë pritet më shumë ndonjë koment i Leonorës.