Voal-online - LONDËR - Kitarristi i Rolling Stones, Ronnie Wood, 65 vjeç, është
martuar në Londër me të fejuarën Sally Humphreys, 34 vjeçe, producente
teatrale, të lidhur bashkë prej tetë muajsh. Dëshmitar i martesës ishte
këngëtari Rod Stewart.
Në ceremoni ishte i pranishëm ish Beatle Paul McCartney. Për Wood është martesa
e tretë. Në vitet '71 - '78 ishte i martuar me Krissy Findlay, me të cilën ka
pasur një djalë. Pastaj për njëzet vjet ishte i martuar me Jo Karslake, me të
cilën ka pasur dy djem. Në vitin 2008 ai e ndau Jo.