Voal-online - LOS ANXHELOS, 3 JANAR - Scarlett Johansson thotë se nuk do të
shkojë me në altar, thjesht sepse nuk mendon "kurrë" për martesë.
Në një intervistë në revistën ELLE UK për numrin e shkurtit, Johansson thotë se
ajo u martua e re me ish burrin Ryan Reynolds, dhe tani është duke shijuar një
marrëdhënie.. pa shkuar tek unaza.
"Është vërtet e rëndësishme për mua," thotë Johansson, e cila po luan
në Broadway në dramën Cat on a Hot Tin Roof. "E vetmja kohë kur unë mendoj
për martesën, është kur të tjetër më pyesin: A do të martohesh prapë?' "
"Nuk dua të kem fëmijë në një periudhë të afërt," vazhdoi ajo.
"Jam në një marrëdhënie të mirë, jam duke punuar shumë, dhe martesa nuk ka
rëndësi për mua."