Stambolli, Madridi dhe Tokio, tri qytete që po synojnë të organizojnë Lojërat Olimpike 2020, i dorëzojnë ofertat e tyre sot në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik.
Dosjet, që përmbajnë plane të detajuara qindra-faqesh, sqarojnë planet për stadiumet, buxhetin, sigurinë, akomodimin dhe aspekte të tjera.
Komisioni i Vlerësimit i Komitetit pritet, që të vizitojë të tri qytete në muajin mars.
Komiteti me seli në Lozanë të Zvicrës, do të zgjedhë qytetin në votimin e fshehtë që mbahet në Buenos Aires më 7 shtator.