VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
STAMBOLLI, MADRIDI, TOKIO SYNOJNË OLIMPIADËN 2020 E Martë, 01.08.2013, 10:49am (GMT1) ![]() Stambolli, Madridi dhe Tokio, tri qytete që po synojnë të organizojnë Lojërat Olimpike 2020, i dorëzojnë ofertat e tyre sot në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik. Dosjet, që përmbajnë plane të detajuara qindra-faqesh, sqarojnë planet për stadiumet, buxhetin, sigurinë, akomodimin dhe aspekte të tjera. Komisioni i Vlerësimit i Komitetit pritet, që të vizitojë të tri qytete në muajin mars. Komiteti me seli në Lozanë të Zvicrës, do të zgjedhë qytetin në votimin e fshehtë që mbahet në Buenos Aires më 7 shtator. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |