Bild - DIVORCOHEN ISH PRESIDENTI GJERMAN WULF DHE E SHOQJA BETTINA
E Martë, 01.08.2013, 11:15am (GMT+1)
Voal-online - BERLIN, 8 JANAR - Fundi i trazuar i mandatit në Bellevue,
presidencën gjermane, i ka kushtuar edhe martesën ish presidentit të Republikës
Federale Gjermane, Christian Wulff.
Problemet e krizës bashkëshortore të ndodhura pas shkarkimit të ish Kryetarit
të Shtetit janë konfirmuar nga gazeta Bild, e cila e dha e para edhe lajmin e
ndarjes zyrtare të tij nga e shoqja Bettina. Wulff u detyrua të japë dorëheqjen
në kuadrin e një hetimi ndaj tij për favore të bëra nga miq biznesmenë.
www.voal-online.ch
|