Voal-online - PARIS, 17 JANAR - Pati qenë teatri i dashurisë së saj sekrete me
ish presidentin Mitterrand, nga viti 1979 deri në vitin 1981, e vendi ku ajo i
dha fund jetës më 3 maj 1987.
Apartamenti i këngëtares Dalida në lagjen Montmartre të Parisit është në shitje
për 2,35 milionë euro. Dalida - emri i artit i Yolanda Gigliotti, me origjinë
italo-egjiptiane, jetoi në këtë ndërtesë të viteve Tridhjetë plot 25 vjet, në
një duplex në katin e fundit, me 100 metra katrore.