KËNGËTARI CHRIS BROWN NËN HETIM PËR NJË GRINDJE ME GRUSHTA
E Hënë, 01.28.2013, 03:29pm (GMT+1)
Voal-online - (Reuters) - Këngëtari R&B Chris Brown do të merret në pyetje
si pjesë e një hetimi për dyshime se ai grushtoi një burrë gjatë një grindjeje
për vendparkim në West Hollywood, tha Departamenti i Sherifit të rajonit të Los
Anxhelosit.
Në grinje të shtunën u përfshinë gjatë burra në Santa Monica Boulevard, tha
departameni. Dëshmitarët thanë se këngëtar fitues i çmimeve Grammy kishte
sulmuar një burrë gjatë shkëmbimit të shkurtër të grushtave.
Nuk pati arrestime. Emri i viktimës nuk u përmend, por u tha se Brown dhe
trimat e tij u larguan nga vendi i ngjarjes para arritjes së policëve.
Hetuesit do të komunikojnë me këngëtarin më vonë, tha departamenti.
Brown, 23 vjeç, është në një dënim me kusht pesëvjeçar pasi u fajësua se sulmoi
fizikisht këngëtaren yll R&B dhe ish të fejuarën Rihanna në prag të
ceremonisë së çmimeve Grammy më 2009.
www.voal-online.ch
|