Voal-online - TEL AVIV, 10 SHKURT - Suha Arafat do të kishte dashur të
divorcohej nga i shoqi, ish presidenti palestinez, më shumë se 100 herë, por
gjithnjë është frenuar nga ai.
Veja e Yasser Arafat (ndarë nga jeta para 9 vitesh), në një intervistë në gazetën
tuke Sabah, ribotuar nga mediat izraelite, ka deklaruar se e ka dashur burrin,
por edhe ka rrëfyer se ''martesa me Jaser Araftin ka qenë gabimi im më i
madh''.
Kur më 1990 u martua me
presidentin e Autoritetit Palestinez, Suha ishte 27 vjeçe, Arafat 61.