Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Pop starja Lady Gaga tha mbrëmë se po
vuan nga një pezmatim i rëndë i kyçeve sa nuk është në gjndje të ecë, çka e
detyron t'i shtyjë shfaqjet e ardhshme në pjesën amerikanoveriore të turit të
saj botëror.
"Unë jam shumë e rrënuar dhe e dëshpëruar. Ka muaj që e kam fshehur
dhëmbjen, duke u lutur të më pushojnë, por, pas shfaqjes së fundit, unë nuk ec
dot," tha këngëtarja në një deklaratë.
Sëmundja e saj quhet synovitis, një pezmatim që pasion një lëndim, ndrydhje apo
përdredhje.