ÇIFTI I HOLLYWOODIT DIANE LANE DHE JOSH BROLIN DIVORCOHEN PAS 8 VITESH MARTESE
E Premte, 02.22.2013, 04:44pm (GMT+1)
Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Çifti i Hollywoodit Diane Lane dhe Josh
Brolin janë duke u divorcuar pas më shumë se tetë vitesh martese, tha
përfaqësuesi i tyre të enjten.
"Unë mund të pohoj se Diane Lane dhe Josh Brolin kanë vendosur t'i japin fund
martesës së tyre," tha zëdhënësja e Lane, Kelly Bush.
Një burim afër çiftit tha se kjo bëhet në mënyrë "miqësore" dhe se
ishte vendim i dyanshëm.
Divorci do të jetë i dyti për Lane dhe Brolin. Ata nuk kanë fëmijë bashkë.
Lane, 48 vjeçe, e cila ishte kanddiduar për Oscar për rolin e saj në filmin e
vitit 2002 "Unfaithful," dhe Brolin, 45, u martuan në gusht 2004 pasi
ishin njohur nëpërmjet Barbra Streisand, njerja e aktorit nga martesa me James
Brolin.
Josh Brolin luajti rol kryesor në filmin komik fitimprurës fatstikoshkencor
"Men in Black 3" dhe roli i tij më i freskët është në filmin që doli
në janar, "Gangster Squad".
www.voal-online.ch
|