Voal-online - LOS ANGELES (Reuters) - Këngëtarja Janet Jackson tha të hënën se
u martua me të fejuarin nga Katari vitin e shkuar, duke i shuar zërat e mediave
rreth martesës së tyre.
Jackson, 46 vjeçe, motra e vogël e Michael Jackson, ishte fejuar me miliardierin
Wissam Al Mana, 37 vjeç, vitin e shkuar.
"Lajmet për një dasmë ekstravagante janë thjesht të pavërteta. Vitin e
shkuar ne u martuam në një ceremoni të qetë, private dhe të bukur," thanë
Jackson dhe Al Mana në një deklaratë në Entertainment Tonight. "Dhuratat
tona të martesës ishin një tjetër kontribut për bamirësitë tona për
fëmijët."
Këngëtarja amerikane është e njohur për mbajtjen e jetës private larg mediave,
duke folur rralë për ish burrat.
Ajo u martua me këngëtarin soul James DeBarge më 1984, dhe martesa u prish një
vit më vonë. Martesa e saj më 1991 me regjisorin e videove muzikore Rene
Elizondo përfundoi me divorc më 2000.