FRANÇOIS HOLLAND ME NJË 'DASHNORE TË RE'? - AKTORJA JULIE GAYET DENONCON PËR 'DHUNIM PRIVATËSIE'
E Premte, 03.29.2013, 09:19am (GMT+1)
Voal-online - "Julie Gayet dashnore e presidentit francez Francois
Hollande", por në moment janë vetëm thashetheme që vërshojnë në internet
gjatë ditëve të fundit. Aktorja bionde 40 vjeçare, e shfaqur në një spot pro
Hollande gjatë garës presidenciale, i ka përgënjeshtruar menjëherë zërat dhe ka
bërë denoncim për "dhunim privatësie".
Julie Gayet është një aktore franceze e kinemasë dhe televizionit, fillon
karrierën në vitin 1992, është e martuar më 2003 me Santiago Amigorena dhe kanë
dy fëmijë.