LOS ANXHELOS - Angelina Jolie raportohet se ka pasur takime sekrete me
ish-bashkëshortin e saj Billy Bob Thornton. Dyshja thuhet se bashkohen çdo herë
që Jolie qëndron në Los Anxhelos.
"Angelina dhe Billy Bob janë ende super të afërt. Dhe secilën herë që Angelina
është në Los Anxhelos, ajo ndalon te shtëpia e tij dhe ata flasin me orë të
tëra. Ata janë parë shumë së fundi".
"Angie ka thënë se bashkëshortit të saj nuk do t'i pëlqente fakti që ajo
frekuenton Billy Bob", thotë një burim i afërt me të.
"Ai nuk e di se ata komunikojnë gjithë kohën. Nuk e ka idenë se sa të
afërt ata janë bërë", ka thënë burimi për revistën amerikane "Life
& Style".