KIM KARDASHIAN DHE KRIS HUMPHRIES PAJTOHEN PËR DIVORCIN PA SHKUAR NË GJYQ
E Shtunë, 04.20.2013, 09:33am (GMT+1)
Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Aktorja yll e reality television Kim
Kardashian dhe lojtari i basketbollit i NBA Kris Humphries në në fund e kanë
arritur divorcin e tyre, duke shmangur gjyqin e caktuar për muajin e ardhshëm,
në Gjkyatën e Lartë të Los Anxhelosit. Kështu bëri të ditur dje zëdhënësja e
gjykatës.
Gjyqtari Hank Goldberg e miratoi divorcin e arritur nga çifti, ndarë pas 72
ditësh martese në vijim të dasmës së transmetuar drejtpërdrejt në TV në gusht
të vitit 2011.
Famozët rëndom i arrijnë divorcet nëpërmjet bisedimeve sesa në gjyqet ku mund
të jenë pre e mediave.
Humphries, 28 vjeç, i cili kërkonte anulimin e lartesës, duke thënë se
Kardashian, që përmendi ndryshime të papajtueshme në një reality show, nuk
kishte ndërmend t'i kushtohej familjes.
Përmbajtja e marrëveshjes nuk u bë publike. Kardashian, 32 vjeçe, ishte e
pranishme, ndërsa Humphries, i cili luan për Brooklyn Nets, nuk ishte.
Zëdhënësia e Kardashian nuk pranoi të komentojë. Ndërsa zëdhënësi i Humphries
nuk u përgjigj në telefon.
Kardashian filloi marrëdhëniet me raperin Kanye West në prillin e vitit të
shkuar dhe tani është gjashtëmuajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Divorci është i dyti për Kardashian. Më parë ishte e martuar me producentin
muzikor Damon Thomas për katër vjet, duke u ndarëmë 2004.
Kardashian, që luan me motrat në reality show "Keeping Up with the
Kardashians" ka edhe një linjë veshjesh dhe reklamon disa produke. Ajo
ishte personi më i kërkuar në Yahoo! më 2012.
www.voal-online.ch
|