CHARLOTTE CASIRAGHI PRET NJË FËMIJË
E Shtunë, 07.06.2013, 08:11pm (GMT+1)
Voal-online - MONTEKARLO - Charlotte Casiraghi është shtatzënë: zërat gjithnjë
e më ngulmues të javëve të fundit për një shtatzani të së bijës së princeshës
Carolina, u konfirmuan tashmë nga revista javore franceze e gossipeve Voici që
shpall ngjarjen në ballinën e parë - me shumë foto ku dallohet shtatzania e saj
- e pohon se ka pasur konfirmimin zyrtar.
Baba është aktori komik francez Gad Elmaleh me të cilin Charlotte, 27 vjeçe, ka një lidhje nga viti
2012. Principata e Monakos nuk e ka komentuar lajmin.
www.voal-online.ch
|