TOM CRUISE E MBRON VETEN - NUK E BRAKTISA SURIN PAS DIVORCIT
E Enjte, 11.07.2013, 09:53am (GMT+1)
Voal-online - Në dokumentet gjyqësore, Tom Cruise flet kundër përfoljeve se ai "braktisi" vajzën e tij Suri pas divorci të tij nga Katie Holmes.
Ndërsa Cruise, 51 vjeç, ka dalë thënë shumë pak në publik rreth divorcit të tij nga Holmes, 34 vjeçe, dhe marrëdhënies me 7 vjeçaren Suri, dokumenet gjyqësore që ai ka mbushur në padinë e tij $50 milionëshe kundër revistës Bauer Publishing për lajmin e bujshëm të botuar prej saj se ai e ka "braktisur" vajzën e tij pas ndarjes shumë të mediatizuar.
"Theksimi se unë e 'braktisa' Surin pas divorcit im është krejtësisht e rreme," deklaron Cruise në dokumente. "Unë nuk e kam larguar Surin nga jeta ime në asnjë lloj mënyre - as fizikisht, as emocionalisht, as financiarisht, kurrsesi."
Ndonëse ylli i Mission: Impossible ishte duke xhiruar njëherësh dy filma në kohën kur u botua artikulli "Abandoned by Daddy", ai deklaron në dokumentet gjyqësore se, "Suri dhe unë jemi takuar personalisht në korrik, në gusht, në nëntor dhe dhjetor 2012. Por edhe gjatë kohës kur isha jashtë vendit dhe nuk mund të takohesha personalisht me Surin ne ishim - dhe vazhdojmë të jemi tejet të lidhur me njëri tjetrin."
Aktori vazhdon: "Ne flisnim në telefon pothuaj çdo ditë dhe gjithnjë i kërkoja të dija për shokët e shoqet e saj, për shkollën, për çka ne flasim vazhdimisht. Siç e tregojnë e-mailet e panumërta që ia kam bërë së ëmës, unë kam qenë dhe jam në mënyrë konstante i pranishëm në jetën e Surit."
www.voal-online.ch
|