VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
CHRIS BROWN PRANGOSET SËRISH - SHKELI LIRIMIN ME KUSHT E Shtunë, 03.15.2014, 09:57am (GMT1) Këngëtari Chris Brown është arrestuar nga policia amerikane, pasi ka shkelur lirimin me kusht. Një gjykatë e Los Anxhelosit e shpalli fajtor Brown-in për rrahjen e këngëtares Rihanna në vitin 2009. Mësohet se pjesë e lirimit me kusht ishte që Brown të shpenzonte disa muaj në një program për menaxhimin e zemëratës, mirëpo ai i shkeli rregullat sërish dhe tani gjendet në komisariatin e policisë. Tetorin e shkuar Brown dhe truproja e tij rrahën keqas një person jashtë një klubi nate. Sipas mediave, Brown e sulmoi personin, pasi ai ishte homoseksual. Gjithsesi, ai nuk u shpall asnjëherë fajtor për këtë akuzë. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |