VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KINË - AKTORI TRADHTON BASHKËSHORTEN, FALJA NË TWITTER THYEN REKORD KOMENTESH

E Enjte, 04.03.2014, 05:27pm (GMT1)



KINË - "˜Të lutem më fal dhe prano pendimin tim. Nuk meritoj të jem i falur dhe do të jetë e vështirë për mua të justifikoj të gjithë të keqen që kam shkaktuar'.

Është ky komenti i një prej aktorëve më të famshëm kinezë, drejtuar bashkëshortes së tij dhe publikuar në Weibo, mikroblogu më i lexuar në vend.

Ylli televiziv kinez është i martuar prej 8 vjetësh me artisten Ma Yili. Në ditët e kaluara janë shpërndarë disa foto kompromentuese në të cilat ai është në shoqërinë e një tjetër femre, Yao Di, të dy protagonistë në një show televiziv.

Edhe bashkëshortja është përgjigjur gjithmonë në Weibo:'Të jesh i dashuruar është e lehtë, i martuar nuk është. Nevojitet të kesh shumë kujdes'

Komenti ka thyer çdo rekord vizitash në historinë e rrjeteve sociale në Kinë, ku janë përgjigjur rreth 2 milion komentues dhe të gjithë pothuajse negativisht dhe komentet vazhdojnë të rriten:'Na ke zhgënjyer të gjithëve. Fitove famën duke u prezantuar si një person i mirë dhe si një baba i përkushtuar, tani na del se je realisht vetëm një hipokrit', është ky njëri nga shumë komentet e Weibo.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.