CASEY COHEN THOTË SE S'KA FJETUR ME JAY Z
E Premte, 06.13.2014, 09:28am (GMT+1)
Gruaja e cila është akuzuar se ka pasur një aferë me Jay Z-in ka mohuar të ketë bërë dashuri me reperin amerikan.
Bukuroshja e ekraneve televizive Casey Cohen është duke përgatitur një akuzë për një revistë amerikane e cila raporti se ajo kishte bërë dashuri me burrin e këngëtares Beyonce.
Casey, e cila ishte pjesë e serisë "Princesses: Long Island", ishte raportuar se është dashnorja e Jay Z.
Avokati i bukuroshes bionde ka deklaruar se Casey dhe Jay Z "asnjëherë nuk kanë bërë dashuri apo të kenë lidhje mes vete".
Casey është duke kërkuar që të gjendet fajtori dhe t'i kërkojë falje asaj, Jay Z dhe gruas së tij Beyonce.kd
www.voal-online.ch
|