VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KIM ME MBIEMËR TË RI NË PASAPORTË TË RE E Mërkurë, 08.06.2014, 05:50pm (GMT1) Tani që është bërë zonjë, Kim Kardashian është ndjerë e prirë që të bëjë disa ndryshime në jetën e saj. 33 vjeçja, ylli i reality show, gjeti pak kohë nga agjenda e saj që të marrë pasaportën e re, dhe si duket nuk dëshpëroi me pamjen e saj. Kim mezi priste që të postojë këtë fotografi të martën në rrjetet sociale, me përshkrimin: "pasaportë e re #zonjawest# ndryshimi i mbiemrit tim". Ajo dinte se si të kapte vëmendjen me një korsetë shumë të ngushtë me të cilën pak u mbulua nga pardesyja e kashmirit. Natyrisht se ishte e grimuar si gjithë herë në mënyrë të theksuar, qerpikë të trashë dhe me buzë ngjyrë rozë të butë. Flokët e saj ishin si të lagura dhe ishin të tërhequra nga fytyra e saj që të mos i humb vëmendja nga linjat e saj të famshme. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |