VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RITA NUK ËSHTË NDARË NGA RICKY HILL

E Hënë, 12.22.2014, 09:19am (GMT1)

 
Duket se këngëtarja e famshme Rita Ora nuk i ka dhënë fund lidhjes së saj me Ricky Hill, siç raportohej ditë më parë.

Rita dhe Hill, që janë në lidhje tash e gjashtë muaj, u panë të lumtur në Los Angeles teksa kishin dalë në një klub nate.

Ata mendohej se ishin ndarë gjatë këtij muaji për shkak të aktiviteteve të shumta që kishte Rita, e cila vazhdimisht ishte në udhëtim nga një vend në tjetrin.

Lajmi për ndarjen e tyre qarkulloi në medie botërore pasi një burim nga dyshja kishte thënë se "Rita nuk ka kohë për lidhje".

"Rita është gjithandej. Ajo po xhiron për edicionin e ri të "The Voice" në BBC1, ka reklamat për make-up, veshje dhe parfume, xhirimet për një film të ri në Hollywood dhe performancat e shumta nëpër Amerikë. Kështu që ajo nuk ka aspak kohë që t'i përkushtohet shumë një lidhjeje dhe kjo ka bërë që ata të ndahen", kishte thënë burimi për mediat botërore.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.