VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
WOODS DHE VONN NDAHEN E Hënë, 05.04.2015, 08:19am (GMT1) Golfisti Tiger Woods dhe skitarja Lindsey Vonn i kanë dhënë fund lidhjes trevjeçare.Fituesja e medaljes së artë olimpike njoftoi ndarjen nga sportisti i njohur përmes një postimi në Facebook. "Pas tre vjetësh së bashku, Tiger dhe unë kemi vendosur t'i japim fund lidhjes sonë", ka shkruar ajo.
"Do t'i mbaj gjallë gjithmonë kujtimet që i kemi krijuar së bashku. Fatkeqësisht kemi jetë të ngarkuar që na detyron të kalojmë shumicën e kohës ndaras. Do ta respektoj gjithmonë Tigerin. Ai dhe familja e tij do të kenë vend special në zemrën time", thuhet në postimin e skitares. Edhe Woods në uebfaqen e tij zyrtare më vonë dha njoftimin për ndarjen. "Kam respektin dhe dashurinë më të madhe për Lindseyn dhe do ta kujtoj gjithmonë kohën tonë bashkë. Ajo ka qenë e mrekullueshme me Samin dhe Charlien dhe familjen time", ka shkruar ai. "Fatkeqësisht, kemi jetë të ngarkuara dhe kërkesat që kemi në sport na e bëjnë të vështirë të kalojmë kohë bashkë". Woods ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë. Ai ishte ndarë nga Elin Nordegren në vitin 2010.kd WWW.VOAL-ONLINE.CH
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |