E Djelë, 10.11.2026, 12:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Alli Sims këndon këngë malli për Britney Spears
E Enjte, 05.14.2009, 09:04am (GMT+1)

Kushërirat kanë më shumë se një vit që nuk flasin.

 

Alli Sims e ka përjetuar shumë rëndë këtë vit e disa muaj që nuk flet me Britney Spears, por tani e ndjen mungesën e saj më shumë se kurrë. Ftohja midis tyre filloi në periudhën kur Britney ishte në krizë të thellë shpirtërore. Qëkur i ati, Jamie Spears, vendosi ta merrte në mbikqyrje të bijën Britney, ato nuk kanë komunikuar më. Përgjatë viteve ato i kanë besuar njëra tjetrës më shumë se kujtdo tjetër në botë. Por Jamie Spears donte ta mbronte të bijën prej gjithçkaje. Tani haptas Alli ia kushton albumin e saj të parë single asaj. Në këngën «Driving Blind» ajo rrëfen sa i mungon asaj Britney, sa mall ndjen për të. « Ndodh kështu që unë të kem mall për njerëzit e mi. Sa e sa herë kam medituar duke u përpjekur të kuptoj pse ne jetojmë pa njëra tjetrën dhe kush është fajtor për këtë. Britney ishte për mua njeriu më i dashur në botë. Sapo u ula ta shkruaj tekstin e këngës më erdhën pikërisht këto mendime. Prandaj e krijova me aq lehtësi këngën time. Shpresoj që ajo ta dëgjojë dhe ta kuptojë sa rëndësi ka përmua miqësia e saj. » E pyetur si e ka ndjerë ajo veten duke punuar në një këngë kaq të trishtuar, ajo është përgjigjur : « Ashtu siç mund të ndihet kushdo që ka përjetuar një humbje si imja. Këngën time mund ta krijonte kushdo që përjetonte të njëjtën ndjenjë. » Prej kohësh ju jeni njohur si kushëria e Britney Spears, si ndiheni tani kur do të njiheni si Alli Sims. Natyrisht, unë isha mësuar me statusin e kushërirës së Britney Spears, dhe po ashtu do të mësohem me identitetin tim të mirëfilltë si këngëtare.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dean McDermott i blen të shoqes në çdo përvjetor martese një unazë të re (05.12.2009)
Mia Farou është e dëshpëruar që i dha fund grevës së urisë (05.10.2009)
Fred Aster, njeriu që fluturonte mbi botë (05.08.2009)
Alfred Hiçkoku, babai i filmave "thriller" e "horror" (05.01.2009)
Dyzet (40) vitet e zviceranoamerikanes Renè Xelvegër (04.24.2009)
Bruk Shilds është vetëm numër dy (04.23.2009)
Xhon Travolta kërkon të gjejë qetësi në Tahiti (04.23.2009)
Keit Hadson festoi ditëlindjen e 30të me elitën e Hollivudit (04.20.2009)
Grupi muzikor "Little Big Town", hedh në treg albumin e ri (04.20.2009)
Yjet e Hollivudit dhe përpjekjet e tyre humanitare (04.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2026  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lartë]