
Voal-online Ndërkohë që bëhen gjithnjë e më ngulmues zërat për një ndarje të mundshme midis Angelina Jole dhe Brad Pitt, arrin një klasifikim i ri i revistës financiare Forbes, e cila zgjedh çdo vit listën e personaliteteve më të famshme të Hollywood.
Aktorja ka arritur vendin e parë në klasifikimin e sivjetshëm. Ajo ka kapërcyer kështu Oprah Winfrey-n, prej shumë vitesh në krye të klasifikimit.
Nga ana e saj, revista People i qetëson adhuruesit e aktores, duke bërë të ditur se zhurmat për ndarjen e artistes janë "të pavërtetë".

Lajmet dolën të mërkurën se çifti Pitt-Jolie, prindër të gjashtë fëmijëve, janë duke planifikuar për të bërë një ndarje "zyrtare". Ato buronin nga një artikull i botuar në National Enquirer.
Muajin e shkuar çifti pat bërë një paraqitje të hatashme së bashku në qilimin e kuq në Festivalin e Kanës, ku do të kishte premierën filmi i ri i Pitt, "Inglorious Bastards". Edhe Jolie pati premierë më vonë filmin e ardhshëm "Salt".
