
Voal-online - George Clooney-Elisabetta Canalis: Chi, javorja që del në qarkullim nesër, publikon një reportazh ekskluziv mbi çiftin e verës 2009 dhe i shpalos të gjitha hollësitë e një love story që është duke gjetur jehonë në mbarë botën.
Takimi fatal George Clooney-Elisabetta Canalis ka ndodhur në Romë javën e shkuar. Ajo ishte në kryeqytetin italian për një program të saj në MTV, I cili jepej drejtpërdrejt nga Village 09 me rastin e Botërorit të Notit 2009. Ai ishte në shoqëri të vëllezërve Manuele dhe Michele Malenotti, miqtë e hollivudianit prej kohësh.
Në fotot që botohen në të përjavshmen Chi paraqitjen përqafime e puthje të zjarrta, skena të fiksuara nga hoteli roman ku po qëndronte ai, arratisje dashurie në Laljo (Laglio), në shtëpinë buzë Lienit të Komos (Como), të aktorit hollivudian, aktualisht beqari më i rrezikshëm I kryeqytetit të kinematografisë botërore.
Midis George Clooneyt dhe Elisabetta Canalis ka ndodhur një përvëlim i mirëfillte dashurie. Të dy kanë ngrënë daraka bashkë disa herë, kanë zbuluar se kanë një pesion të përbashkët për kuajt dhe, pa nguruar, i kanë bashkuar tavolinat e nuk janë ndarë më.