VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave

                                                                                      

E Shtunë, 02.15.2025, 09:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Hidhet në treg koleksioni me këngët e përpunuara të Bitëllsave
E Hënë, 09.14.2009, 07:59am (GMT+1)

 

 

Voal-online -Bitëllsat po vihen sërish në qendër të vëmendjes me koleksionin e këngëve të tyre të  ripërpunuara, si dhe me një lojë të re elektronike. Adhuruesit e këngëve të tyre jo vetëm mund të dëgjojnë muzikën e preferuar, por dhe mund të jenë pjesë e grupit, përmes lojës elektronike Beatles Rock Band.  

Adoleshentët ranë në dashuri me ta 40 vjet më parë. Pyetja që shtrohet është: a do të kapin ethet e Bitëllsave dhe brezat më të rinj...?

Gjithë repertori i këngëve të Bitëllsave, realizuar mes viteve 1963 -1970 është ripërpunuar në mënyrë dixhitale dhe është gati tani për xhiron e botës.

Në Japoni, e ashtuquajtura BeatleMani ndihet kudo.Edhe amerikanët po presin daljen e repertorit të plotë të Bitëllsave.

Adhuruesit mund të blejnë Cd e riprodhuara nëpër dyqane apo përmes internetit. Por çmimi duket se do t'i mbaj paksa larg adhuruesit e muzikës. Një kuti me Cd kushton 260$.

Një brez më i ri mund t'i njohë dhe më personalisht Bitëllsat përmes lojës së re elektronike Beatles Rock Band.

Brian Hiat i revistët Rrolling Stone thotë se Bitëllsat u përfshinë me vonesë në erën e re të medias.

" Është e pazakontë. Është thellësia e Bitëllsave që na kanë lejuar të njohim muzikën e tyre. Pra është arritje e mirë". - thotë ajo

Kjo lojë elektronike lejon lojtarët që të bëhen pjesë e grupit, në regjistrimet e vërteta të këngëve të Bitëllsave. Loja i vendos lojtarët në skenë me Xhonin, Polin, Xhorxhin dhe Ringon, dhe i jep lojtarit mundësinë të përjetojë një përvojë të viteve 1960.

" Loja gjithashtu sjell historinë e muzikës në realitet, duke sjellë pjesë të padëgjuara më parë nga regjistrimet në studio të pjestarëve të Bitëllsave".- thotë Giles Martin, producent muzikor.

Krijuesit e kësaj loje shpresojnë se adhuruesit e rinj do të dashurohen pas këtyre Bitëllsave virtualë,  po aq sa dhe prindërit e tyre ishin mbas Bitëllsave të vërtetë më shumë se 40 vjet më parë. (http://www.voanews.com/albanian)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Uitni Hjuston në krye të klasifikimeve botërore (09.12.2009)
Intervista e parë e Xhenet Xheksonit pas vdekjes së Majkëllit (09.10.2009)
"The Inglorious Bastards" ndër filmat më të mirë të Tarantinos (09.07.2009)
Vëllezërit e motrat "shëmtakë" të hollivudianëve (09.04.2009)
Keit Blanshet plagoset në skenë (09.03.2009)
Xhina Davis diva më universale e Hollivudit (09.03.2009)
Martesa e katërt e Xhein Fondës (08.30.2009)
Projektet e reja të Hollivudit (08.29.2009)
Protokoll i orëve të fundit të Majkëll Xheksonit (08.25.2009)
Ankand i autografeve, në garë koleksionisët (08.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2025  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28  
 

 
VOAL
[Shko lartë]