VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Duke ndjekur Julia Robertsin në Napoli
E Martë, 09.15.2009, 07:56am (GMT1)

 

 

Voal-online - Julia Robert e fillon ditën që në orën 7 të mëngjezit në një lagje të Napolit të transformuar në një shesh xhirimesh të filmit  "Eat, Pray, Love" me regjisorë di Ryan Murphy.

Robert me  "buzëqeshjen hollivudiane" e ka ndriçuar lagjen Forcella. Xhirimet kanë vazhduar edhe pas një shiu të papritur, duke u dhënë spontanitet edhe më skenave, sipas romanit autobiografik të Elizabeth Gilbert, e cila tregon udhëtimin nëpër botë të një gruaje që kishte humbur dashurinë. Në libër, protagonistkja ndalet të hajë një picë Margarita në lokalin e famshëm "Da Michele" në rrugën Colletta. Edhe në film do të jetë tamam kështu.


Julia Robert I vazhdoi xhirimet e disa skenave deri në orën 12:30, në lokalin që e administron familja Condurro, përpara disa qindra fansash, dhe banorësh të zones të cilët janë rrekur që ta mbajnë të fiksuar në aparatet e tyre apo telefonët celularë të qeshurën e saj që ka hyrë në histori.


Nga njëri çiak tek tjetri, ish-Pretty Woman dhe stafi i saj kanë gjetur mikëpritje tek floktorja "Hypnotic" për të ndryshuar veshjet dhe për t'u ritrukuar. Zyze të zeza, flokë biond, të gjatë të të dallgëzuar, e veshur me një xhakavento të ngushtë të zezë, jeans dhe çizme lëkure. Kështu e shijoi Julia Robert picën ndërsa kamerat vazhdonin të xhironin skenat që do të pe¨rfshihen në film. Në fund aktorja ka marrë si dhuratë një statujëz kujtimi nga artistët e Ferrigno-s të Shën Gregor Armeno-s.

Në pasdite, trupa u spostua në Pio Monte della Misericordia, ku skenari ka parashikuar një shëtitje të personazhit permes varrezave të  ushtarëve romakë nën shoqërinë e aktorit Luca Argentero, që në film interpreton rolin e një guide turistike.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.