Voal-online Nga "Piratët e Karaibeve" ku luan përkrah Johnny Depp, kalon tek Molieri, nga kinematografia kalon tek teatri, nga Hollywoodi në West End.
Keira Knightley do të hedhë hapin e saj të parë teatror në një version të dramës së famshme "Mizantropi".
Aktorja 24 vjeçare do të ketë rolin e një aktoreje ambicioze yll amerikane të kinematografisë, e cila dashurohet me një komediograf anglez të luajtur nga Damian Lewis.
Ky version bashkëkohor i "Mizantropit", shkruar nga Martin Crimp dhe që ka për regjisori Thea Sharrok, e zhvendos komedinë e Molierit nga Parisi i Shekullit të 17-të në Londrën e ditëve të sotme.
Loja në teatër është një sfidë e mirëfilltë për aktorët e Hollivudit. Teatrot më të parapëlqyera për ta matur veten në sfida të tilla janë Broadwey (Broduei) i Nju Jorkut dhe West End i Londrës.
Kolegë dhe kolege të saj të Hollywoodit më herët kanë provuar komeditë muzikore para se të përballen me dramën e mirëfilltë.
(http://www.ansa.it)