Voal-online Një aktore e hatashme filmash meriton një unatë të hatashme dhe Penélope Cruz nuk zhgënjeu natën e së dielës. Por a ishte një unazë fejese? Apo thjesht një gjë qejfi?
Çfarëdoqoftë të gjithë sytë ishin mbërthyer në superstaren spanjolle në premierën e filmit Brokën Embraces të regjisorit Petro Almodovar në Festivalin e 47-të të Filmit të Nju Jorkut në Lincoln Center, ku Cruz, 35 vjeçe, mbante në gishte atë që dukej një safir i madh rrethuar me diamantë të vegjël.
"Ajo ka gjetur një të dashur tejet të bukur, të talentuar, me dy kandidatura Oskarësh, një Oskar të fituar dhe me vlerësime, respekt e admirime nga kolegët," tha Petro Almodovar, 60 vjeç.
Por Cruz nuk pranoi të flasë se çfarë domethënie ka unaza. Në vend të kësaj, ajo parapëlqeu të flasë sa zemërmadh është Almodovar ndaj aktorëve dhe të mos flasë për bujarinë e të dashurit Joe Bardem që ia ka blerë unazën.
"Pedro dhe unë kemi qënë miq prej kur unë isha fëmijë," tha Cruz. "Na u deshën tre muaj për t'i gjetur aktorët e filmit. Kjo ndoh vetëm me atë."
"Ajo është emocionale... në jetën e saj," tha Almôdovar për revistën People. Ndjenjat vijnë para së gjithash tek aktori. Kemi derdhur kaq shumë lotë bashkë në këtë film."
(http://www.people.com/people)