VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GEORGE CLOONEY FEJOHET ME AVOKATEN E NJOHUR AMAL ALMAUDDIN

E Hënë, 04.28.2014, 02:52pm (GMT1)


Një firmë ligjore në Londër ka konfirmuar sot se aktori i Hollivudit George Clooney, është fejuar me mbrojtësen e të drejtave të njeriut në Britani, Amal Almauddin.

Zyra ligjore Almauddin, e ka lëshuar një deklaratë ku e ka bërë publike lajmin, ndërsa e ka uruar çiftin për hapin e marrë.

Clooney 52 vjeçar dhe Almauddin 36 vjeçe,  janë takuar së bashku që nga tetori.

Dy herë fitues i çmimit Oskar dhe njëherazi aktivisti i të drejtave të njeriut Clooney, ka qenë i martuar një herë, por që nga divorci i vitit 1993 ka qenë beqari më i kërkuar i Hollivudit.

Përveç aktrimit, Clooney së fundi ka punuar edhe si avokat i refugjatëve në Darfur të Sudanit.

Alamuddin ka qenë këshilltare e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan për Siri.

Ajo e ka përfaqësuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ish-kryeministren e Ukrainës Julia Timoshenko, si dhe ka mbrojtur interesat e themeluesit të rrjetit WikiLeaks, Julian Assange.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.