BRITANIA IA JEP TITULLIN 'DAMË' ANGELINA JOLIES
E Hënë, 06.16.2014, 08:48am (GMT+1)
Britania do e bëjë aktoren amerikane, Angelina Jolie një damë nderi për shërbimet që kjo ja ka bërë politikës së jashtme britanike dhe fushatën për t'i dhënë fund dhunës seksuale në zonat e luftës.
Fituesja e çmimit Oskar, e cila është edhe e dërguara speciale e Komisionerit të OKB-së për Refugjatë (UNHCR-së), ishte në mesin e 1149 personave që do të nderohen për kontributin e dhënë për shoqërinë britanike.
Lista me emra në fakt është lista e personave që do të nderohen në ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeta II.
www.voal-online.ch
|