| VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
|
FORBES - GISELE BUNDCHEN ËSHTË MODELJA MË E PAGUAR NË BOTË E Martë, 08.19.2014, 09:17am (GMT1) ![]() Voal-online.ch - NEW YORK (Reuters) - Me një fitim të vlerësuar $47 milionë gjatë vitit të shkuar nga kontratat e majme dhe nga biznese të tjera, supermodelja braziliane Gisele Bundchen është modelja më e paguar në botë për të tetin vit radhas, bënte të ditur mbrëmë Forbes.com. Gruaja 34 vjeçare e lojtarit të New England Patriots, Tom Brady dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, me lehtësi mundi pasuesen e saj në listë, modelen hollandeze të Victoria's Secret, Doutzen Kroes, 29 vjeçe, me fitimin $8 milionë dhe brazilianen tjetër të Victoria's Secret 'angel' Adriana Lima, 33 vjeçe, me të njëjtën shumë fitimi. Bundchen ka kontrata me H&M, Chanel dhe me dizajnern Carolina Herrera, me stë tjerësh, si dhe ka kontrata dizajni për veshje dhe sandale. Britanikja Kate Moss, 40 vjeçe, ishte ndër fitueset kryesore me $7 milionë, sikurse amerikania Kate Upton, 22 vjeçe, e cila është e re në listën e pesë fitueseve kryesore. Në listën e 21 më të paguarave janë të reja anglezja Cara Delevingne, 22 vjeçe, amerikania Karlie Kloss, 22 vjeçe e të tjera. www.voal-online.ch
|
||||
| Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. | ||||