VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U NDANË ÇMIMET EMMY - TRIUMFOI 'BREAKING BAD'

E Martë, 08.26.2014, 10:31am (GMT1)


"Breaking Bad" dhe "Modern Family" ishin fituesit më të mëdhenj në edicionin e 66-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Emmy.

"Breaking Bad" fitoi çmimin për serinë dramatike më të mirë, duke mposhtur në këtë garë "Game of Thrones", "Downton Abbey" dhe "True Detective".

Bryan Cranston fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol kryesor në dramë për herë të katërt, ndërsa Aaron Paul fitoi për herë të tretë çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor.

Anna Gunn fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

"Modern Family" fitoi çmimin për serinë humoristike për herë të pestë me radhë. Ty Burrell i kësaj serie fitoi çmimin për aktorin më të mirë ndihmës në komedi.

Fituesit tjerë ishin Jim Parsons si aktori në rol kryesor në komedi. Julia Louis Dreyfus si aktorja më e mirë në komedi dhe Julianna Margulies si aktorja më e mirë në Dramë.

Ceremonia gjithashtu pati edhe pjesë emocionale për Robin Williamsin.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.