REVISTA PEOPLE - AKTORI AUSTRALIAN CHRIS HEMSWORTH ËSHTË 'BURRI MË TUNDUES NË BOTË'
E Mërkurë, 11.19.2014, 08:22am (GMT+1)
Voal-online.ch - (Reuters) - Ylli i filmit "Thor", Chris Hemsworth u shpall nga revista People 'burri më tundues i gjallë' ("sexiest man alive") mbrëmë vonë gjatë emisionit talk show "Jimmy Kimmel Live."
Hemsworth, 31 vjeç, u shfaq nëpërmjet Skype dhe iu përgjigj pyetjeve të publikut lidhur me moshën, nëse është beqar dhe se a është aktor.
Ylli i "Thor: The Dark World" dhe "The Avengers" drejtoi gishtin tek fytyra e tij dhe i falënderoi prindërit që 'i bënë të gjitha këo gjera bashkë'. Hemsworth u vlerësua edhe për koeficientin e zgjuarsisë, bazuar në një test IQ, dhe jo vetëm për pamjen fizike.
Emërtimet e till nga revista filluan më 1985, kur shpalli bashkëqytetarin e tij australian Mel Gibson, atëherë 27 vjeç, deri tek John F. Kennedy Jr. më 1988, apo tek 59 vjeçari Sean Connery një vit më vonë.
Johnny Depp, George Clooney, Brad Pitt e Richard Gere janë emërtuar dy herë.
Hemsworth, filmi i parë i të cilit ishte më 2009, "Star Trek", është i martuar me aktoren spanjolle Elsa Pataky. Ai do të jetë në ballinën e parë të revistës People në numrin që publikohet të premten.
www.voal-online.ch
|