VIDHET SKENARI I FILMIT TË RI JAMES BOND
E Hënë, 12.15.2014, 07:06pm (GMT+1)
Një version i skenarit për filmin e ri James Bond është vjedhur nga hakerët.
Producentët kanë konfirmuar se skenari është marrë gjatë sulmit kibernetik në kompaninë Sony Pictures, në muajin nëntor.
Në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen zyrtare të filmit, kompania prodhuese Eon ka thënë se është e shqetësuar se skenari mund të publikohet online.
Filmi i ri James Bond pritet të dalë në nëntor të vitit 2015.
Më 24 nëntor, hakerët kanë sulmuar rrjetin kompjuterik të Sony Pictures, me seli në Kaliforni.
www.voal-online.ch
|