VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËRCËNIME PËR SULME NDAJ KINEMAVE NËSE SHFAQET 'THE INTERVIEW'

                                                                                      

E Hënë, 10.14.2024, 03:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
KËRCËNIME PËR SULME NDAJ KINEMAVE NËSE SHFAQET 'THE INTERVIEW'

E Enjte, 12.18.2014, 07:31am (GMT+1)



Autoritetet amerikane po minimizojnë kërcënimet e një grupi të fshehtë hakerësh për të sulmuar kinematë që do të shfaqin filmin-komedi që vë në lojë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un përmes një komploti për vrasjen e tij.                                                      

Grupi i ështëquajtur "Gardianët e Paqes" publikoi të martën një deklaratë ku premtonte një "fat të hidhur" për ata që shohin filmin "The Interview",  "Intervista",  që pritet të dalë në kinema më 24 dhjetor, një ditë para Krishtlindjes.  

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se po analizon mesazhin, por këmbëngul se nuk ka informacine të besueshme për të lënë të kuptohet se do të ketë ndonjë sulm ndaj kinemave.  

Premiera e filmit në qytetin e Nju Jorkut është anuluar pas kërcënimeve të djeshme nga grupi i hakerëve. Dy aktorët kryesor në film, Seth Rogen dhe James Franco anuluan të martën një konferencë shtypi. Në film ata, luajnë rolet e dy gazetarëve televizivë të cilët janë rekrutuar nga CIA për t'i bërë atentat udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Kërcënimet nga grupi Gardianët e Paqes vijnë pas publikimit të mijëra e-mail-ve private që grupi ka arritur të sigurojë duke u futur në kompjuterat e studios "Sony Pictures". Përmbajtja e shumë prej tyre me shprehje fyese ndaj yjeve të hollivudit, ka nxitur drejtuesit e kompanisë të kërkojnë ndjesë.

Grupi i hakerëve po ashtu grabiti dhe ka publikuar në internet skenarë filmash, memorandume dhe informata personale të punonjësve të kompanisë.  Ish punonjësit e "Sony Pictures" dhe ata aktualë kanë hedhur në gjyq kompaninë lidhur me daljen e informacionit, duke thënë se Sony nuk kishte mbrojtur si duhet sistemet e veta kompjuterike apo paralajmëruar punonjësit për rrjedhje të informacionit.

"Sony Pictures" thotë se do të shfaqë filmin ashtu siç ishte planifikuar, por nuk do të ankohet nëse disa kinema anulojnë shfaqjen. Të paktën një rrjet kinemash e kanë anuluar shfaqen e filmit.

Koreja e Veriut e ka dënuar me forcë filmin komik si një akt terrorist dhe i ka bërë thirrje kompanisë Sony ta tërheqë filmin. Pheniani e ka cilësuar grabitjen sistemit kompjuterik dhe publikimin e informacioneve si veprim të drejtë por ka thënë se nuk ka gisht në të.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROBIN WILLIAMS KRYESON LISTËN E KËRKIMEVE NË GOOGLE (12.16.2014)
VIDHET SKENARI I FILMIT TË RI JAMES BOND (12.15.2014)
FILMI 'THE IMITON GAME' (12.15.2014)
JA KANDIDIMET PËR GOLDEN GLOBE 2015 (12.11.2014)
AUTORËT ME NDIKIM MË TË MADH NË HOLLIVUD (12.07.2014)
PUBLIKOHEN NOMINIMET PËR ÇMIMET GRAMMY 2014 (12.06.2014)
'INTERSTELLAR' - NJË FILM QË SFIDON IMAGJINATËN (11.29.2014)
VDES REGJISORI MIKE NICHOLS (11.20.2014)
REVISTA PEOPLE - AKTORI AUSTRALIAN CHRIS HEMSWORTH ËSHTË 'BURRI MË TUNDUES NË BOTË' (11.19.2014)
EKSPOZITË ME KOSTUME FILMASH TË HOLLIVUDIT (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]