VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OBAMA - SONY PICTURES GABOI

                                                                                      

E Hënë, 10.14.2024, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
OBAMA - SONY PICTURES GABOI

E Shtunë, 12.20.2014, 03:15pm (GMT+1)


Vendimi i kompanisë Sony Pictures, për të mos e shfaqur komedinë "The Interview", në të cilën paraqitet një komplot imagjinar për ta vrarë liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-Un, ka shkaktuar shqetësim se vendet e tjera mund të lansojnë sulme kibernetike lidhur me të shprehurit e lirë, që atyre nuk u pëlqen.

Kjo me gjasë është një pikë e fillimit të luftës ndërmjet të drejtës për shprehje të lirë dhe regjimeve diktatoriale që e shtypin atë. Ky projekt filmik është komedia hollivudiane me aktorët James Franco dhe Seth Rogen.

Por, vendimi i kompanisë Sony Pictures për ta ndalur shpërndarjen e filmit "The Interview", që është një përshkrim imagjinar i komplotit për vrasjen e liderit të Koresë Jugore, Kim Jong-Un, ka shkaktuar stuhi të zjarrtë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe kritika nga presidenti amerikan, Barack Obama.

"Do të dëshiroja që ata të kishin biseduar me mua së pari. Unë do tu thoja: mos hyni në model në të cilin ju jeni të keqtrajtuar nga këto lloje të sulmeve kriminale", tha Barack Obama, gjatë një konference për shtyp në Uashington.

Sony e tërhoqi filmin, pasi kinematë kryesore në Shtetet e Bashkuara refuzuan ta shfaqin atë, pas kërcënimeve të stilit të 11 shtatorit të bëra nga hakerët. Agjencia amerikane FBI, e ka akuzuar Qeverinë e Koresë Veriore për ndërhyrje në faqen e kompanisë Sony në Internet, muajin e kaluar. Këtë akuzë, misioni i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara e ka hedhur poshtë.

Ky sulm rezultoi me paraqitjen e informacioneve në Internet për mesazhe personale ndërmjet aktorëve të njohur të Hollivudit dhe shefave të studios, pastaj numrat e sigurimit social të të punësuarve në Sony dhe të dhënat për rroga.

Por, përtej kësaj ndërhyrjerje të paligjshme në të dhënat private, kapitullimi nga ana e kompanisë Sony dhe e kinemave ndaj kërcënimeve, mund t'i inkurajoj qeveritë autoritare, që synojnë ta shkatërrojnë punën kreative, për të cilën ata konsiderojnë se është fyese, thonë kritikët.

"Ne nuk mund të kemi shoqëri ku ndonjë diktator, në ndonjë vend, fillon të imponoj cenzurë këtu në Shtetet e Bashkuara, pasi nëse dikush është në gjendje t'i keqtrajtoj njerëzit për shkak të paraqitjes së filmit satirik, imagjinoni se çka do të bënin ata nëse e shohin një dokumentar, i cili atyre nuk u pëlqen, ose raporte të lajmeve , që atyre nuk u pëlqejnë", tha Barack Obama, në konferencën të premten vonë në Uashignton.

"Sony është korporatë, ka pësuar dëme domethënëse, ka pasur kërcënime kundër punëtorëve të vet. Unë bashkëndjej me shqetësimet me të cilat ata janë ballafaquar. Duke i thënë të gjitha këto, unë mendoj se ata kanë gabuar", tha Barack Obama.

Një grup i vetëquajtur "Rojtarët e paqes", e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Internet, dhe e kanë dërguar një imejl te reporterët më 16 dhjetor, duke u kërcënuar: "Përkujtojeni 11 shtatorin 2001. Ne ju rekomandojmë që të qëndroni larg nga vendet në atë kohë".

Një ditë më vonë, kompania Sony shpalli se nuk do ta shpërndajë filmin "The Interview", pasi pesë kompani më të mëdha të shfaqjes së filmave në Shtetet e Bashkuara, deklaruan se nuk do ta shfaqnin filmin.

Sony Pictures tha se "ne jemi thellë të pikëlluar për këtë përpjekje të paturpshme për ta shkatërruar shpërndarjen e filmit, dhe në procesin e mosdëmtimit të kompanisë tonë, të punonjësve tanë, dhe të publikut amerikan kemi vendosur që ta tërheqim filmin".

Presidenti Obama, tha se administrata e tij nuk sheh "dëshmi të besueshme" për "kërcënime serioze ndaj sallave të kinemave".

Pas kritikave të presidentit Obama për vendimin e kompanisë Sony, për ta tërhequr shfaqjen e filmit, shefi i kësaj kompanie, Michael Lynton, i ka hedhur poshtë pohimet se kompania i'u është nënshtruar hakerëve.

"Ne nuk kemi salla për filma dhe ne nuk mund të përcaktojmë se një film do të shfaqet apo jo në sallat e kinemave", tha ai.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDIQ AKTORJA ITALIANE VIRNA LISI (12.19.2014)
KËRCËNIME PËR SULME NDAJ KINEMAVE NËSE SHFAQET 'THE INTERVIEW' (12.18.2014)
ROBIN WILLIAMS KRYESON LISTËN E KËRKIMEVE NË GOOGLE (12.16.2014)
VIDHET SKENARI I FILMIT TË RI JAMES BOND (12.15.2014)
FILMI 'THE IMITON GAME' (12.15.2014)
JA KANDIDIMET PËR GOLDEN GLOBE 2015 (12.11.2014)
AUTORËT ME NDIKIM MË TË MADH NË HOLLIVUD (12.07.2014)
PUBLIKOHEN NOMINIMET PËR ÇMIMET GRAMMY 2014 (12.06.2014)
'INTERSTELLAR' - NJË FILM QË SFIDON IMAGJINATËN (11.29.2014)
VDES REGJISORI MIKE NICHOLS (11.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]